Shkence

Vrasës të lindur

Provat shkencore tregojnë se lufta është e lidhur ngushtë me shoqërinë njerëzore. A mos jemi të destinuar të jetojmë në konflikt të përjetshëm? Por kjo do të ishte një mënyrë shumë e mangët e të parit të kësaj teorie. Edhe nëse ne jemi luftëtarë të lindur, po kështu jemi edhe paqedashës dhe paqebërës të lindur. Speciet që na mallkuan ne me Adolf Hitlerin, na bekuan gjithashtu me Mahatma Gandhin. Në fakt, shumica e qenieve njerëzore dhe shoqërive kalojnë më shumë kohë në paqe se sa në luftë

Screen Shot 2015-06-13 at 18.27.53

Nëse lufta është një produkt i kulturës njerëzore, atëherë mbetet mundësia që – sado e largët të duket në të tashmen – një ditë ne do të jemi në gjendje të zhdukim plagë mbi shoqëritë tona, përmes ndryshimeve kulturore dhe evolucionit.

Por, po sikur të konkludohet se speciet kanë një endencë të natyrshme për të zhvilluar luftëra dhe se luftërat kanë patur një ndikim të thellë, në mënyrën se si është zhvilluar njerëzimi? Sipas një teorie në zhvillim e sipër për të cilën ka shkruajtur revista “The New Scientist”, “jo vetëm që lufta është po aq e lashtë sa qeniet njerëzore, por ajo ka luajtur edhe një rol integral në evolucionin tonë”.

BKT Reklama

Ekspertë nga disiplina të shumta – antropologë, arkeologë, primatologë, psikologë, dhe politologë – tani duket se bien të gjithë dakord që lufta ka patur një ndikim në evolucionin tonë dhe ajo është, si pasojë, e ngulitur në shoqëritë dhe në sjelljen tonë. Dhe nuk ka nevojë për një kërcim të madh logjike, për të kuptuar se nga vijnë.

Mund të imagjinohet lehtësisht se konkurenca për ushqimin dhe burime të tjerë të pamjaftueshëm i çoi paraardhësit tanë që të marrin armët dhe luftojnë kundër grupeve rivalë. Ky rivalitet vuri në lëvizje një cikël evolucionar, në të cilin grupe të ndryshëm do të zhvillonin mënyra më të përpunuara për të sulmuar rivalët dhe mbrojtur ndaj sulmeve.

Kjo gjë na ka larguar nga dhuna joformale në grupe të vegjël e të lashtëve – që ishte e ngjashme me atë të specieve të ngjashme si majmunët – duke përdorur armë të thjeshta prej guri apo heshta, duke na çuar tek mobilizimi i organizuar i ushtrive që numërojnë miliona vetë, të pajisura me armë të teknologjisë së lartë.

Në fakt, nuk është lajm i keq. Pavarësisht kostos së lartë për shoqërinë, lufta mund të ketë disa dobi, por nëse këto janë më të mëdha se kostot, sidomos në luftën moderne, për këtë ka dyshime. Ashtu si kërkimet në fushën ushtarake shpesh herë krijojnë stimuj për shoqërinë, provat tregojnë se evolucioni ynë në luftëtarë efektivë ka ndihmuar në pajisjen e qenies sonë me aftësi shumë të zhvilluar, për të bashkëpunuar brenda shoqërisë dhe për të punuar së bashku për të arritur qëllime të përbashkët.

Nëse lufta, si sugjeron kjo teori, është një aspekt i ngulitur thellë në shoqërinë njerëzore, a mos do të thotë kjo se jemi të destinuar të jetojmë në konflikt të përjetshëm?

Ideja se lufta është një tendencë e natyrshme e njeriut e bën pashmangshmërisht joshës besimin tek ajo, gjë që mund t’u japë luftëdashësve një justifikim më tepër, teksa u bien daulleve të konfliktit, si dhe mund të dobësojë disi përpjekjet kundër luftës.

Por kjo do të ishte një mënyrë shumë e mangët e të parit të kësaj teorie. Edhe nëse ne jemi luftëtarë të lindur, po kështu jemi edhe paqedashës dhe paqebërës të lindur. Speciet që na mallkuan ne me Adolf Hitlerin, na bekuan gjithashtu me Mahatma Gandhin. Në fakt, shumica e qenieve njerëzore dhe shoqërive kalojnë më shumë kohë në paqe se sa në luftë.

Veç kësaj, një vështrim më i thellë i arsyeve që na cojnë në dhunë mund të na ndihmojë të zhvillojmë mekanizma për t’u marrë me të dhe zhdukur arsyet. Për shembull, lloji i luftës për të cilën jemi natyrshëm të prirur është më i ngjashëm me luftërat e bandave, dhe ka shumë pak ngjashmëri me luftën mdorne.

Sic thekson Samuel Bowels, një ekonomist në Institutin Santa Fe në New Mexico, vendimi për të shkuar në luftë nuk është thjeshtë një refleks primitiv, por bazohet në një lloj “bashkëveprimi mes luftës dhe dobive alternative të paqes”.

Duke parë koston masive si në jetë njerëzore, ashtu edhe në burime që ka lufta moderne, ne vetëm mund të presim – dhe shpresojmë – që “dobitë alternative të paqes” do të fitojnë gjithnjë e më shumë avantazh. Ka një numër shembujsh premtues të shoqërive që kanë nxjerrë mësime, ndonëse me kosto jo të vogël.

Gjermania dhe Japonia, dikur personifikime të shovinizmit, janë shembuj spektakolarë të mënyrës se si shoqëritë e ingranuara në luftë mund të përparojnë kur i kthejnë shpinën konfliktit dhe transformojnë shpatat në parmenda. Dhe, pavarësisht gjithë të metave, projekti i BE ka ndihmuar që paqja të mbretërojë, në një kontinent ku dikur pllakosnin luftëra të pafundme, duke përfshirë dy luftëra botërore.

Sado i ngulitur që është instikti i luftës, ne mund të evoluojmë duke u shkëputur prej tij, ashtu si dikur kemi evoluuar duke na u ngulitur ai. Perceptimet e identitetit në grup – ndarja “ne” dhe “ata” – luajnë një rol madhor dhe janë manipulime në marshimin drejt luftës. Nëse në një farë mënyre ne ngrejmë vlerat tona si qenie njerëzore – dhe të mirën e përbashkët – mbi interesat e ngushtë të shoqërive të veçanta, atëherë kemi shpresë për t’i vënë fre shkatërrimit masiv të konfliktit modern.

Ne kemi ndërmarrë hapa eksperimentalë përgjatë këtyre shinave, siç kemi bërë me pranimin e vlerave të përbashkëta njerëzore në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Tani na nevojitet ndryshimi i domosdoshëm kulturor, si dhe një rend i shëndoshë ligjor ndërkombëtar, për t’i shndërruar në realitet këta parime. The New Scientist – Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close