- Në vitet 1970, regjimi komunist i Pol Potit shpëlau trurin e mijëra fëmijëve në Kamboxhia. Ata do të bëheshin ushtarë dhe do të kryenin vrasje masive dhe krime të tjera.
- Studimet e reja tregojnë se 15-20 milionë njerëz u vranë ose burgosën nga nazistët gjatë Holokaustit, shumë më tepër nga sa besohej fillimisht.
- Jozef Stalini, diktatori i BRSS nga viti 1929 deri në vitin 1953, besohet se ka vrarë 20-60 milionë njerëz.
- Mes viteve 1525 dhe 1866, 12.5 milinë afrikanë u rrëmbyen dhe u shitën si skllevër në SHBA, Karaibe dhe Amerikën e Jugut.
- Me ardhjen e europianëve në Botën e Re, popullsia e vendësve ra nga afro 12 milionë në 1500, në vetëm 237 mijë në vitin 1900.
- Në Venecia, gjatë Rilindjes, gjatë një çështjeje përdhunimi, personit që u shpall fajtor iu dha të zgjidhte: gjashtë muaj burg, pagesë gjobe, apo martesë me viktimën. Ai zgjodhi martesën.
- Kryetari Mao Cedun vrau 45 milionë njerëz gjatë “Hopit të Madh”, nga viti 1958 deri në 1962.
- Pjetri i Madh ekzekutoi të dashurin e gruas së tij dhe më pas e detyroi gruan që të mbajë kokën e të dashurit në një qyp me alkool në dhomën e saj.
- Genghis Khani vrau 40 milionë njerëz, nga Azia në Europë.
- Në shekullin 16 dhe 17, europianët e pasur hanin kufoma pasi besonin se do t’i shëronin nga sëmundjet.
- Në shekullin 15, Vlad Shpuesi shpoi me hushta 20 mijë turq otomanë dhe i vendosi të ngulur në tokë në brigjet e Danubit.
/Bota.al