Horizonti.al

Vrasjet e nazistëve, Pol Potit, Stalinit, Maos dhe kuriozitete të tjera

vlad

  1. Në vitet 1970, regjimi komunist i Pol Potit shpëlau trurin e mijëra fëmijëve në Kamboxhia. Ata do të bëheshin ushtarë dhe do të kryenin vrasje masive dhe krime të tjera.
  2. Studimet e reja tregojnë se 15-20 milionë njerëz u vranë ose burgosën nga nazistët gjatë Holokaustit, shumë më tepër nga sa besohej fillimisht.
  3. Jozef Stalini, diktatori i BRSS nga viti 1929 deri në vitin 1953, besohet se ka vrarë 20-60 milionë njerëz.
  4. Mes viteve 1525 dhe 1866, 12.5 milinë afrikanë u rrëmbyen dhe u shitën si skllevër në SHBA, Karaibe dhe Amerikën e Jugut.
  5. Me ardhjen e europianëve në Botën e Re, popullsia e vendësve ra nga afro 12 milionë në 1500, në vetëm 237 mijë në vitin 1900.
  6. Në Venecia, gjatë Rilindjes, gjatë një çështjeje përdhunimi, personit që u shpall fajtor iu dha të zgjidhte: gjashtë muaj burg, pagesë gjobe, apo martesë me viktimën. Ai zgjodhi martesën.
  7. Kryetari Mao Cedun vrau 45 milionë njerëz gjatë “Hopit të Madh”, nga viti 1958 deri në 1962.
  8. Pjetri i Madh ekzekutoi të dashurin e gruas së tij dhe më pas e detyroi gruan që të mbajë kokën e të dashurit në një qyp me alkool në dhomën e saj.
  9. Genghis Khani vrau 40 milionë njerëz, nga Azia në Europë.
  10. Në shekullin 16 dhe 17, europianët e pasur hanin kufoma pasi besonin se do t’i shëronin nga sëmundjet.
  11. Në shekullin 15, Vlad Shpuesi shpoi me hushta 20 mijë turq otomanë dhe i vendosi të ngulur në tokë në brigjet e Danubit.
    /Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button