Në 27 shkurt të këtij viti, një nga udhëheqësit e opozitës në Rusi, Boris Nemtsov, u vra me katër plumba prapa shpinës, shumë pranë Kremlinit. Presidenti Putin e dënoi vrasjen. Brutaliteti i kësaj vrasjeje politike është vërtetë tronditës, madje edhe sipas standarteve të Rusisë. Megjithatë, sipas konkluzioneve të një raporti të Qendrës së Luftës ndaj Terrorizmit, një think tank ushtarak, duke filluar nga vitet ’70 në botë ka patur një rritje të vrasjeve politike.
Një analizë e 758 vrasjeve tregon se 15 shënjestra politike janë vrarë cdo vit që nga 1970 deri në 2013, nga vetëm 5 vrasje në vit që kishin qenë në periudhën 1945-1969. Një e pesta e këtyre në periudhën e vonë kanë ndodhur në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Vrasjet në vendet e Azisë jugore kanë shënuar një rritje të fortë në vitet e fundit. Më shumë se tre të katërtat kanë ndodhur pas vitit 1985, teksa Afganistani dhe Pakistani u bënë më pak të qëndrueshëm politikisht. Vrasjet në Rusi dhe në Europën Lindore, që u rritën shumë pas vitit 1995, teksa ndodhte tranzicioni i vështirë drejt demokracisë, përbëjnë 8% të të gjithë vrasjeve.
29 % e vrasësve duket se janë të motivuar prej ndjenjave etnike apo separatiste. Armët më të përdorura janë ato me rreze të shkurtër, si automatikë apo pistoleta dhe shpesh herë në këta krime, viktima kanë qenë udhëheqës të lëvizjeve politike. Vrasjet janë të zakonshme edhe në regjime autoritarë që nuk kualifikohen si totalitarë. Nëse vrasja e Nemtsovit ka qenë e motivuar politikisht, atëherë ajo padyshim është pjesë e këtij modeli./Bota.al/
Faqja ku ndodhet raporti: https://www.ctc.usma.edu/posts/the-rationale-of-political-assassinations