Nga Carlo Rovelli
Një nga misteret më të mëdha të fizikës moderne, është diçka që ne e përjetojmë fjalë për fjalë në çdo moment të jetës sonë. Fizika përshkruan botën me anë të formulave, të cilat na tregojnë se si ndryshojnë gjërat në funksion të kohës, por kjo nuk na shpjegon se çfarë është vetë koha. Ne mund të shkruajmë formulat që na tregojnë se si gjërat ndryshojnë në lidhje me pozitën e tyre, apo se si shija e rizotos, ndryshon në funksion të “sasisë së ndryshueshme të gjalpit”.
Edhe pse diçka në lidhje me kohën është e ndryshme. Koha duket se rrjedh, ndërsa sasia e gjalpit ose vendndodhja e tij në hapësirë jo. Por nga vijnë këto diferenca? Një tjetër mënyrë për të paraqitur problemin është të pyesni: çfarë është e tashmja? Ne themi se vetëm gjërat e së tashmes ekzistojnë; e shkuara nuk ekziston më, dhe e ardhmja nuk ekziston ende…
[real3dflipbook id=”1057″] |