“Nuk e mendoja se do të kisha fëmijë në jetë. Mendime të tilla më duken normale, kur kalon një fëmijëri dhe një adoleshencë paksa të ndërlikuar si e imja: kur ke një baba që jeton me një familje tjetër, sigurisht që familja nuk të duket vendi më i bukur në botë.
U bëra nënë vetëm se njoha bashkëshortin tim. Fëmijët e mi më kanë bërë më të fortë dhe më guximtare. Më kanë hequr edhe diçka, dyshimet tek vetja. Dikur isha një person tepër romantik. Isha në ajër me mendimet e mia. Më vjen mirë që nuk jam më e tillë, edhe pse jam e lumtur që kam qenë ashtu dhe nuk jam më.
E di se çfarë do të thotë të të marrin nëpër këmbë. Më ka ndodhur edhe mua. Ka ndodhur kur isha tepër e vogël dhe e ndjeshme. Por nuk e mendoj një eksperiencë të tillë si dobësi, përkundrazi. Më ka bërë më tëfortë. Ndërkohë që i përjeton ngjarje të tilla, të duken të tmerrshme, por më vonë e kupton se vuajtjet janështysa që të bën më të fortë e më të pjekur. Nuk duhet të shqetësohemi për personin që diskriminohet, por për atë që diskriminon. Sepse janë këta të fundit, ata që mbeten përherë të vegjël”. – Elisa
Të gjithë kalojmë vështirësi në jetë, në fëmijëri, rini apo pleqëri. Jeta ka përherë sfida, të cilat na demoralizojnë në momentin e parë, por më vonë kuptojnë se realisht janë aty për të na bërë më të fortë. Nëse nuk kalojmë në vështirësi, nuk kemi si ta kuptojmë bukurinë e momenteve të lumtura dhe nuk kemi si të bëhemi më të fortë për sfida më të mëdha në jetë. E rëndësishme është që përpara çdo vështirësi tëruajmë qetësinë, të veprojmë me pjekuri dhe të përfitojmë në fund më të mirat nga secila prej tyre.