Uncategorized

Vullnetarët që po rrezikojnë jetën për të gjetur vaksinën e koronavirusit

Lehua Grey, një menaxhere 32-vjeçare, dëshiron të rrezikojë jetën e saj për të ndihmuar në krijimin e vaksinës kundër koronavirusit. Një “re” me mikrobe potencialisht vdekjeprurëse do të shpërndahej në hundën e saj – nëse ajo lejohet të marrë pjesë në atë që quhet një provë e sfidës njerëzore.

Është ndërtuar mbi një premisëtë thjeshtë: Studiuesit injektojnë vullnetarë të shëndetshëm me një vaksinë eksperimentale dhe më pas i ekspozojnë ndaj një patogjeni. Nëse vaksina parandalon vullnetarët të sëmuren, studimi mund të përshpejtojë zhvillimin e një formule premtuese për krijimin e vaksinës.

Kjo qasje është përdorur për të testuar vaksinat kundër malarisë dhe kolerës dhe tani në laboratoret dhe sallat e konferencave, diskutimet paraprake po shpalosen për realizueshmërinë e përdorimit të kësaj metode në përpjekjen për të gjetur një armë kundër koronavirusit.

Pengesat janë të frikshme. Infektimi i personave të shëndetshëm me një virus potencialisht vdekjeprurës, pa trajtim për t’i shpëtuar ata nga sëmundja e rëndë ose vdekja, ngre disa nga çështjet më të thella etike, shkencore dhe filozofike në historinë e mjekësisë. Ekspozimi ndaj patogjenëve në provat e sfidave zakonisht lejohet vetëm për sëmundjet që nuk janë fatale ose që ka trajtime në dispozicion. Asnjë garanci e tillë nuk ekziston për koronavirusin, i cili ka vrarë më shumë se 425,000 njerëz në të gjithë botën. Washington Post / bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button