Shkence

Walkie-talkie: Pse radiot dy-drejtimëshe, kanë ende avantazh ndaj celularëve?

Ende e përdorur gjerësisht nga shërbimet e urgjencave dhe ushtarakët, mes të tjerësh, walkie-talkiet janë pajisje dore që mund të dërgojnë dhe marrin valë radio. Ndryshe nga telefonat celularë, të cilët kërkojnë që të dy, edhe thirrësi, edhe marrës të jenë në rrezen e kullës së valëve të celularit, walkie-talkiet komunikojnë në një frekuencë të përbashkët të valëve të radios. Për sa kohë që të dy pajisjet janë brenda rrezes së njëra-tjetrës – deri në 60 kilometra për disa modele – ato mund të komunikojnë.

Në shumicën e pajisjeve, altoparlanti e dyfishon funksionin e tij edhe si mikrofon, kështu që përdoruesit mund të flasin dhe të dëgjojnë në të njëjtën kohë. Për shkak se frekuenca e komunikimit mund të ndahet mes pajisjeve të shumta, vetëm një person në atë frekuencë mund të flasë në të njëjtën kohë, gjë që është e dobishme për grupet që marrin urdhëra, siç janë ushtarët. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button