Në ditët e sotme është mjaft e zakonshme të hapen faqe në Instagram për kafshët shtëpiake: qen, mace, papagaj etj. Çdokush (edhe kafshët) mund të bëhet i njohur në internet! Ky qenush i racës Cocker Spaniel, i quajtur Winnie, për shembull, ka grumbulluar rreth 260,000 ndjekës në profilin e tij në Instagram shumë pak ditë nga hapja e faqes. Arsyeja pse është bërë kaq shumë e famshme për një kohë të shkurtër, nuk është e vështirë të kuptohet: qenushja është thjesht e adhurueshme! Me sytë e saj të gjelbër, pra, ka pushtuar me të vërtetë mijëra përdorues të Instagramit nga e gjithë bota. Disa madje i kanë krahasuar sytë e saj të bukur me ata të princeshave të Disney-t!
Ëinnie e vogël lindi më 28 tetor 2019 dhe kur familja e saj postoi për herë të parë një foto të saj, mijëra përdorues vërshuan në seksionin e komenteve me fjalë nga më të veçantat për qenushen dhe sytë e saj të bukur. Pra, shumica e komenteve ishin të fokusuar më tepër në bukurinë e syve të saj – dhe nuk ka ndonjë habi. Mjafton të shohësh foton e saj dhe e kupton se sa sy të veçantë ka.
Qeni i ëmbël Ëinnie ka edhe një vëlla të vogël të quajtur Presley, i cili është po aq i bukur dhe sigurisht, ka faqen e tij personale në Instagram.