Foto

Zbarkimi në ishullin e lotëve

Screen Shot 2015-12-15 at 22.24.14

Në Ellis Island, përzgjedhja e atyre që donin të transferoheshin në Amerikë për të kërkuar fatin, ishte e egër dhe shpesh herë çnjerëzore

Një ritual që është përsëritur dhjetëra herë, çdo ditë, në një ishull të vogël pranë brigjeve të Nju Jorkut. Imigrantët që vinin nga çdo anë e Europës, kalonin këtu, nga Ellis Island, ishulli i vogël në derdhjen e Hudsonit, përpara se të autorizoheshin që të vendoseshin në Tokën e Premtuar: Amerikën.

Të shenjuar

Siç shihet në fotografi, e cila është realizuar në fillimin e shekullit XX, rruga që ndiqej ishte gjithmonë e njëjta: kush mbërrinte pas udhëtimit me anije në klasin e tretë, duhej të zbriste në Ellis Island me pak bagazhe, dokumentat e udhëtimit dhe numrin e hyrjes. Atje, në ish arsenalin ushtarak(nga viti 1990 Muze i Imigracionit), ata që aspiraonin nënshtetësinë amerikane vizitoheshin nga mjekë të shërbimit të imigracionit, të cilët u vendosnin nga një shenjë me allçi në shpinë, të gjithë atyre që duheshin ekzaminuar më tej. Një X nënkuptonte probleme mendore, një PG nënkuptonte grua shtatzënë, e kështu me radhë. Sipas udhëzuesit të këtyre mjekëve, të moshuarit, të deformuarit, të verbërit, shurdhmemecët, si dhe ata që vuanin nga sëmundje mendore, ngjitëse dhe probleme të tjera, duhej të riatdhesoheshin me të njëjtën anije me të cilën kishin ardhur. Të tjerët, regjistroheshin tek inspektorët (që shënonin të dhënat civile, ekonomike dhe politike) dhe shoqëroheshin në tragetin për Manhatan.

Nga Ellis Island, mes viteve 1892 dhe 1954, kanë kaluar afro 20 milionë imigrantë, mes të cilëve shumë italianë. Dhe të paktën 10 milionë amerikanë mund të gjurmojnë origjinën e tyre sot, në regjistrat e ishullit./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button