Shkence

Zbulime të reja për sëmundjet në tru

Screen Shot 2015-02-10 at 12.58.10 PM

Fituesi i çmimit Nobel në mjeksi, Luc Montagnier shpjegon se si ADN-ja mund të jetë e dobishme dhe të lërë gjurmë elektromagnetike për të gjetur mjete të reja diagnostikuese tek njerëzit. Që nga viti 2005, grupi hulumtues i udhëhequr nga studimet e Montagnier, në bashkëpunim me fizikantë, matematicienë dhe biologë ka zbuluar një fenomen të ri. Ky zbulim, sipas tyre ka të bëjë me faktin se aftësia për të kuptuar natyrën e sinjaleve elektromagnetike në tru vetëm nëpërmjet AND-së, mund të ndryshojë në të ardhmen kuptimin dhe fillesën e shumë sëmundjeve. Ky fakt e zhvendos fokusin në funksionimin fizik dhe kimik të trupit.
Studimi i ashtuquajtur “infeksionet e fshehura”, i cili ka pasur në thelb zbulimin e baktereve apo viruseve të cilat ndodhen në trurin e njeriut e pas muajsh apo vitesh mund të shkaktojnë sëmundje shumë të rënda, u “ndryshua” nga një mënyrë e re, e sugjeruar nga Montagnier. Ai kishte për qëllim identifikimin e valëve elektromagnetike në filtrat bakteriale, ku mungojnë mikroorganizmat dhe gjithashtu identifikimin e tyre në plazmën e gjakut.
Plazmat e gjakut, kanë vërtetuar se kanë dhënë sinjale elektromagnetike tek pacientët që vuajnë sot nga sëmundje kronike të cilat konsiderohen si sëmundje neurodegjenerative, të tilla si Alzajmer, Parkinsoni, Skleroza e Shumëfishtë, etj.
Opinioni dhe teknologjia e sugjeruar nga Montagnier, u duk mjaft interesante për zbulimin e fakteve të reja dhe identifikimin rreth sëmundjeve të trurit, në mënyra të tjera. Pavarësisht se këto mbeten ende hipoteza, do të jenë projektet e ardhshme që mjekësia do të marrë në konsideratë t’i studiojë e të shohë rezultate.
Sot, ç’rregullimet neurologjike janë në qendër të një përpjekjeje të madhë ndërkombëtare, të cilat luajnë rol të rëndësishëm dhe duhet të marrin vëmendjen maksimale si në kërkimin e teorive të reja ashtu edhe në kujdesin e veçantë që meritojnë.
Në kuadër të shpalljes së viti 2014 nga Bashkimi Evropian, si viti Evropian i Trurit, Instituti i Hulumtimeve dhe i Kujdesit për Ç’rregullimet Neurologjike, ka pritur në muajin Mars, në një konferencë në Molise, Itali, zbuluesin e virusit AIDS dhe fituesin e çmimit Nobel në mjekësi në 2008, Luc Montagnier, për të folur për temën “Biologjia në dritën e teorive fizike. Kufinjtë e rinj në mjekësi.”

Leave a Reply

Back to top button