Shkence

Zbulimi i kordave (stringjeve) – revolucioni i madh shkencor i shekullit-21!

screen-shot-2016-11-03-at-5-06-50-pm

Teoria e Kordave (String theory) pika ku takohet Relativiteti i Pergjithshem dhe Mekanika Kuantike.

Çfare jane kordat (stringjet)?

A jane perberesit themelore te materies?

Teoria e kordave eshte nje nga kandidatet kryesore te gravitetit kuantik, por dhe nje pasardhese e mundshme e modeleve te meparshme te fizikes se grimcave elementare. Perberesit baze nuk jane grimcat pikesore, por objekte njepermasore, apo korda (stringje).

Grimcat elementare konceptohen si shfaqje te lekundjeve ne zona jashtezakonisht te vogla te hapesires. Modelet e ketyre lekundjeve jane dhe burimi i te gjitha grimcave (fermione e bozone) te njohura deri me sot. E thene me thjeshte, ne kuader te ketij konceptimi nje grimce si elektroni, psh shihet si nje mode e caktuar e lekundjeve te nje zone te hapesires me permase 10^-33 cm (dhjete ne fuqi te minus tridhjet e tre cm). Keto lekundje jane pergjegjese per larmine e materies elementare dhe forcave themelore, per te cilat behet fjale ne modelin standart. Korda ne varesi te lekundjeve shfaqet si: elektron, foton, nje tip kuarku, etj. Nje nga gjendjet e mundshme te lekundjeve i pergjigjet ne menyre te natyrshme dhe gravitonit. Kjo teori jep nje pershkrim te unifikuar te te gjitha forcave dhe grimcave, pra dhe te gjithe universit ne saj te harmonise se kordave. Por ekziston problemi i nje hapesire ne me shume permasa, ne krahasim me ate qe perceptojme ne jeten e perditshme. Problemi tjeter qendron ne mos vertetimin eksperimental te kesaj teorie, dhe ne mos percaktimin matematik, qe nese vertete keto stringje te njepasnjeshme kane nje perafrim te njepasnjeshem (te pafundem), apo ka nje fund te tyre ?

Apo, jane te pafundme?

Vertetimi i stringjeve mbase do te sillte nje botekuptim me te hapur rreth natyres dhe krijimit, duke na dhene shpjegime mbi perberjen materiale te lendes nga elementet me mikroskopike, kordat, gjer te struktura atomike e lendes, ajo molekulare, qelizore,etj. Duke qene qe keto korda jane gjithmone ne levizje te njepasnjeshme per hir te ekzistences atehere lind pyetja:

Çfare forcash natyrore ndikojne dhe nxisin levizjen e ketyre kordave?

Sa eshte sasia energjitike e nje korde  gjate nje modi per te na dhene nje elektron, kuark, bashkeveprim elektromagnetik, berthamor, gravitacional, etj?

Nese keto korda jane mode energjitike te dualizuara atehere: perdorimi i valeve strings elektromagnetike do te çlironte shkencen e teknologjise se informacionit, duke perdorur parimin e njepasnjeshmerise se kordave. Informacionet dhe mesazhet elektronike e satelitore, do te ishin shume here me te shpejta. Materia dhe studimi mbi grimcat dhe strukturat berthamore e atomike do te ish me e qarte. Ne kuptimin figurativ, eshte sikur te vezhgonim nje qelize me mikroskop elektronik, ne vend te mikroskopit klasik. Percaktueshmeria dhe pozicionimi i grimcave elementare do te ish shume i qarte per nje pjese te vogel te hapesires subatomike.

Ekzistenca e tyre dhe perdorueshmeria e valeve string-radioaktive do te mundte te zgjidhte problemet e shumta ne fiziken berthamore e jo vetem, do sillte perparesi ne mjekesine e fizikes berthamore, si psh: qelizat kancerogjene do te shkaterroheshin me ekzaktesine me te larte, per shkak te larmise se ketyre valeve!

Zbulimi i tyre do te sillte aq revolucion sa fizika kuantike nje shekull me pare.

Keshtu literatura boterore do ta studjonte natyren ne tre degezime, 1- Ate klasike-Njutoniane, 2-Relativiste-Ainshtanjane, 3-Fizikes se kordave…

“Mbase do te duhej te ndertonim nje industri te re – elektronike dhe elektromekanike!”

Fabiol Kurti

Leave a Reply

Back to top button