A po zgjidhet një mister mijëravjeçar?
Piramida e Madhe e Gizës ka dekoruar Egjiptin për më shumë se 4,500 vjet.
E ndërtuar gjatë sundimit të Faraonit Khufu, monumenti ishte një testament i madhështisë arkitektonike.
Për shekuj me rradhë, arkeologët janë magjepsur në dhomën e Mbretit, të Mbretëreshës, dhe në Galerinë e Madhe.
Tani, përmes një teknike nga fusha e fizikës së thërrmijave, një ekip ndërkombëtar studiuesish ka bërë një zbulim.
Me anë të përplasjes së rrezeve kozmike, shkencëtarët kanë gjetur një “boshllëk”, brenda gurëve të piramidës.
“Nuk e dimë në është dhomë, tunel, apo galeri e madhe”, tha Mehdi Tayoubi, drejtori i projektit ScanPyramids.
Studimi tregon se përparimet në teknologji, mund të ofrojnë një kuptim më të gjerë të mrekullive të botës së lashtë.
Keopsi e sundoi Egjiptin nga viti 2509 deri në vitin 2483 para Krishtit.
Ai ndërtoi piramidën më të madhe që Egjipti ka parë ndonjëherë.
Pranë saj, ndodhen edhe dy piramida të tjera, si dhe Sfinksi i famshëm.
Për Keposin dihet shumë pak, kështu që piramida e madhe është një prej të paktave gjëra që ofrojnë pak vështrim në jetën e tij.
Shkencëtarët thonë se tani mund të përdorin dronë, për të zbuluar çfarë ka boshllëku i zbuluar.
“Jemi të sigurit që ka një zbrazëti”, thonë ata. “Tani të vazhdojmë kërkimet”.
Me sa duket, misteri mijëravjeçar pret ende për t’u zgjidhur.