Makthet janë krijesa mitike, shpirtra që ngjiten ose posedojnë njerëzit ndërkohë që flenë. Mund të duket sikur këto bestytni i përkasin të shkuarës, sidomos epokave supersticioze. Një studim i ri i kryer nga universiteti i Leidenit, në Hollandë tregon se prodhohen më me frekuencë sesa besohej. Llogaritet një në çdo 10 persona e ka përjetuar këtë eksperiencë të paktën një herë në jetë. Sigurisht që makthet janë fryt i imagjinatës së personave, por ndjesia e të qënit i sulmuar nga diçka, ndërkohë që je duke fjetur është patjetër një ndjesi reale.
Përcaktohet paralizë e gjumit. Imagjinon sikur zgjohesh, por nuk mund të lëvizësh, je në gjendje të dëgjosh dhe të perceptosh atë që po ndodh rreth teje, por s’mund të reagosh. Kjo u ndodh personave që pësojnë paralizë gjumi, një sëmundje e rrallë ankthi. Për fat të mirë episodet zhduken pas disa minutash. Kjo situatë ndodh kur njeriu po përpiqet të bjerë në gjumë dhe mund të shkaktohet nga situata si stresi, mungesa e mëparshme e gjumit ose gjumi me cikle jo normale. Një sëmundje tjetër e lidhur me paralizën e gjumit është edhe narkolepsia. Problemi është se shkenca nuk ka mundur të sqarojë saktësisht çfarë i ndodh trupit tonë që shkakton këtë gjendje. Një nga teoritë është se faza e ciklit Rem (lëvizja e shpejtë e syve – rapid eye movement) i mbivendoset fazës së zgjimit, duke shkaktuar simptomatologjinë.
Një teori tjetër propozon një çekuilibër mes rrjeteve neurale që rregullojnë gjumin. Në këtë kuptim tregohet se neuronet kolinergjike mund të jenë të hiperaktivizuara, ndërsa ato që prodhojnë serotoninën eksperimentojnë situatë të kundërt, një rënie të aktivitetit të tyre. Mënyra sesi përjetohet kjo dukuri ndryshon shumë dhe varet nga besimet religjoze të gjithsecilit dhe nga kultura që i përket. Personat supersticiozë ia atribuojnë maktheve ose shpirtrave. Muslimanët e identifikojnë me një qenie demoniake të quajtura xhinde. Studimi përmbledh edhe dëshminë e një fëmije 15 vjeçar që thoshte se ishte lidhur nga qenie në formë pinguini. Paraliza e gjumit merr trajta të ndryshme. / Bota.al