Ky imazh që ju sjellim sot është një vepër arti nga Trevor Broun, që i përket serisë së Anatomisë së Kukullave, një artist, karakteristika e të cilit ishte të mahniste dhe provokonte me vizatimet e tij.
Një art që godet dhe na sjell në një botë tërheqëse dhe brenda mendjes së këtij artisti, i debatuar dhe shumë i vlerësuar. Kjo vepër në veçanti ka qenë objekt studimi, pikërisht sepse secili nga ne e interpreton ndryshe nga tjetri.
Ju shikoni A ndërsa një person tjetër pranë jush sheh B: kjo ka bërë që disa profesionistë të përcaktojnë karakteristikat e personalitetit të fshehur që fshihet tek secili prej nesh dhe që nuk del shumë lehtë në pah.
Studimet e psikologjisë kanë qenë gjithmonë të bazuara në një seri vizatimesh, për t’u treguar dhe interpretuar për të lejuar që praktikanti të përshkruajë një profil psikologjik shumë të saktë.
Atëherë, çfarë patë fillimisht në foto?
A keni parë pemët?
Nëse kjo është ajo që keni parë fillimishtm, ju jeni një person i cili duhet të ketë siguri, rrënjë dhe t’u referohet – pa vetëdije – njerëzve që mund t’ju japin siguri dhe stabilitet.
Kjo do të thotë që familja është forca juaj dhe ju keni nevojë që ata të përparojnë në jetë. Bota e jashtme ka tendencën t’ju trembë dhe çdo përvojë të re nuk e përballoni kollaj.
A keni parë fëmijën?
Një vajzë e ulur e pafajshme është gjëja e parë që ju tërhoqi vëmendjen? Kjo ka dy interpretime:
Ju keni një traumë ose diçka që ju kujton fëmijërinë tuaj dhe nuk e keni zgjidhur atë. Jeni bllokuar dhe thjesht doni ta hiqni qafe.
Keni nevojë për mëmësi/atësi dhe në këtë figurë projektoni atë që dëshironi nga e ardhmja juaj.
A keni parë luleshtrydhen?
Luleshtrydhet sipas të diturve të psikologjisë janë një simbol që sjell pasionin dhe dashurinë. Artisti e ka vendosur këtë figurë pikërisht në qendër të veprës së tij, si një imazh kryesor.
Ju jeni një person që kujdeset shumë për dashurinë dhe romancën, duke parë anën pozitive të çdo personi pranë jush. Çdo aspekt mund të interpretohet ndryshe, por në këtë rast mirësia dhe prirja juaj për të ndihmuar njerëzit e tjerë ju bën që të jeni një mik i mirë.
A keni parë kafkën?
Kafka nuk duhet të interpretohet si diçka e errët dhe e keqe, por më tepër si diçka pozitive. Ju jeni një person me mendje të hapur dhe krijuese.
Karakteristika juaj është ta merrni realitetin dhe ta ribëni atë në elemente të ndryshme – duke u përpjekur të kuptoni gjithçka që qëndron prapa një situate të parëndësishme.
Të dashuruar pas lidhjeve dhe udhëtimeve të mëdha, njerëzit ju duan për empatinë dhe mençurinë tuaj.
A keni parë fluturën?
“Fjalëkalimi” juaj është fantazia: në fakt nëse e keni parë këtë kafshë elegante dhe delikate, jeni jashtëzakonisht kuriozë dhe keni tendencën të fshiheni nga realiteti që ju rrethon – duke krijuar një botë tuajën.
Nuk ka dyer në këtë botë dhe e gjitha është hapësira juaj personale. / meb.al.