“Mos lexoni siç bëjnë fëmijët për t’u zbavitur, apo siç bëjnë ambiciozët për të mësuar. Jo, lexoni që të jetoni”.
“Pse të duash diçka, kur mund të jesh dikush?”
“Nuk ka gjë më poshtëruese se sa të shohësh budallenjtë t’ia dalin në nismat ku ne dështuam”.
“Optimist është thjesht një term tjetër për të thënë budalla”.
“Zemra, ashtu si stomaku, dëshiron një dietë të larmishme”.
“Mendja njerëzore mund të krahasohet me fluturën që merr ngjyrën e lules ku rri. Bëhesh çfarë kundron”.
“Cila ide nuk është e tejskajshme, kur eksplorohet duke i mëshuar deri në kufijtë më të largët? E cila zemër nuk ngjan e pafundme kur rrekemi ta masim?”
“Unë besoj se nëse dikush do të shohë përherë drejt qiellit, do të përfundojë me flatra”.
“Çdo gjë kalon. Ashtu siç uji rrjedh, edhe zemra fillon të harrojë”.
“Nuk ka asgjë të vërtetë. Ka vetëm perceptim”.
“Ne mund të bëhemi përgjegjës për ato që bëjmë, por kurrsesi për ato që ndiejmë”.