Shkence

Zemra në një çip

Screen Shot 2015-05-24 at 21.47.52Të vëzhgosh qelizat e muskujve të zemrës së njeriut normalisht nënkupton të hapësh gjoksin e dikujt, por jo më. Tani ato mund të vëzhgohen dhe të studjohen jashtë zemrës me një mikroskop dhe shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley të cilët po punojnë me bio inxhinierë, kanë zhvilluar për herë të parë një sistem që lejon qelizat e zemrës së njeriut të funksionojnë jashtë trupit.

‘Është demostrimi i parë i një zemre të vërtetë njerëzore që bazohet në një sistem që imiton fiziologjinë sa më shumë që të jetë e mundur’, thotë post doktoranti dhe kërkuesi Anurag Mathur.

Shkencëtarët kaliforniane e quajnë pajisjen zemra në një cip. Sistemi përbëhet nga shtresa qelizore që vijnë nga qeliza prekursore të të rriturve, të cilat mund të konvertohen në shumë lloje qelizash të tjera. Këto qeliza vendosen në një rrasë të vogël silikoni. Për të mbajtur këto qeliza funksionale, kanale mikro fluidale më të hollë se fija e flokut të njeriut, ushqejnë qelizat dhe gjithashtu ofrojnë një mënyrë për të dërguar drogën drejt tyre për tu testuar.

‘Këto janë enë gjaku imituese, të ngjashme me enët e vërteta të gjakut. Fluidi për të cilin ne jemi të interesuar vjen mespërmes kësaj qelize dhe më pas e lan atë me drogën. Ne i japim kafeinë, zemra në një cip rreh dhe rrit ritmin e rrahjeve të saj. Ne i japim adrenalinë dhe ajo e rrit ritmin e rrahjeve të saj’, thotë Profesori i Bioinxhinierisë dhe Shkencës Materiale Kevin Healy.

Shkencëtarët besojnë se përmes imitimit të fiziologjisë njerëzore, pajisja mund të ofrojë një mjet të ri dhe të fuqishëm për zhvillimin e drogërave. Aktualisht, kompani farmaceutike shpenzojnë biliona për të testuar drogëra të reja në modele kafshësh të cilet më shpesh dështojnë në parashikimin nëse drogëra të reja janë toksike ndaj njerëzve. Cipi i zemrës mund të revolucionarizojë testimin e drogërave duke ofruar një mjet që mund të modifikohet për të modeluar sëmundjet njerëzore duke përdorur qeliza njerëzore për të testuar drogëra të reja. Kërkimi është ende në fillimin e tij, por Healy thotë se potenciali i tij është i pamasë./oranews.tv/

Leave a Reply

Back to top button