Bota

Zhvillimi i islamit radikal në Ballkan: Cili është realiteti?

 

bos

Nga Loik Tregure

Studjues për Ballkanin në Universitetin e Lilës  

Ndërkohë që Bosnja dhe Kosova figurojnë në krye të klasifikimit të vendeve evropiane përsa i përket numurit të xhihadistëve në Siri për banorë, një reportazh i kohëve të fundit në kanalin televiziv francez  France 24 mbi përhapjen e salafizmit në Bosnje, ka zgjuar frikën e një baze të avancuar të kalifatit në zemër të Evropës

Kërcënimi xhihadist përfshin gjithashtu Ballkanin. Deri kohët e fundit këto vende mund të konsideroheshin që nuk ishin kërcënuar drejtpërdrejt, dhe se ato ishin vetëm vende kalimi të shënjta, në sajë të ekzistencës së komuniteteve salafiste, si Gornja Maoca në Bosnje. Pozicioni i tyre ndryshoi rrënjësisht kur një video e realizuar nga xhihadistë me origjinë nga Bosnja, Kosova dhe Maqedonia u shfaq në qeshor të vitit 2015, në të cilën ata i bënin thirrje “vëllezërve” të tyre të kryenin sulme me të gjitha mjetet në vendet e tyre, si modeli që ne njohim në Francë. Pikërisht pas datës 13 nëntor, një individ vrau dy ushtarë në Bosnje, para se të vetëvritej me eksploziv. Ka disa vite që ngjarje të këtij lloji, me një intensitet të ulët kanë ndodhur në Bosnje. Arrestime të tjera penguan një atentat me  shtrirje të madhe në Sarajevë, i parashikuar të bëhej në mbrëmjen e 31 dhjetorit…

[real3dflipbook id=”876″]

Leave a Reply

Back to top button