Motivuese

Zoti ka arsyet e veta dhe planet më të mira, duhet thjesht t’i besosh

Megjithëse nuk mund t’i kuptojmë gjithmonë ato, planet e Perëndisë janë më të mirat. Ato na çojnë në një jetë më të lumtur, më të begatë dhe më të vetëdijshme dhe na forcojnë, me qëllim që ne të jemi në gjendje të dëshmojmë të gjitha mrekullitë që ai ka krijuar për ne.

Zoti përgatit të gjitha detajet e jetës sonë në mënyrë që ne të mund të mësojmë dhe të rritemi me çdo përvojë që përjetojmë

Çdo gjë ndodh në kohën e duhur, rezultatet, humbjet, mësimet e rëndësishme. Në fillim mund të mos pajtohemi, por ndërsa jeta vazhdon, kuptojmë se vullneti i tij është gjithnjë shumë më i mirë se yni.

Kur gjërat nuk ndodhin sipas vullnetit tonë, mund të zemërohemi, të ankohemi tek Zoti dhe madje ta lëmë mënjanë për njëfarë kohe. Megjithatë, duhet të kemi urtësinë për të kuptuar se kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç është planifikuar, kjo është sepse planet e Perëndisë për ne janë edhe më të mëdha.

Perëndia ka të drejtë të veprojë në mënyrën se si vepron. Planet nuk shkojnë ashtu siç planifikojmë, sepse ka arsye. Ai mund të na mësojë më shumë për përulësinë, dashurinë, durimin, vetëkontrollin, respektin.

Çdo “largim nga rruga jonë” është një mënyrë në të cilën Zotin na tregon se mësojmë më shumë kur gjërat nuk ndodhin sipas vullnetit tonë.

Leave a Reply

Back to top button