“Eksperiencat e mia më kujtojnë se janë retë e errëta ato që i bëjnë qiejtë blu akoma më të bukur”.
“Nuk më ka interesuar asnjëherë se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë. Më shumë më ka interesuar të jem e lumtur dhe të besoj tek vetja. Akoma më shumë tani që kam një familje, nuk kërkoj asgjë më tepër se kaq”.
“Ekzistojnë disa njerëz të lindur të dobët dhe me një metabolizëm fantastik. Edhe unë do të doja të kisha një metabolizëm më të mirë. Por dikush tjetër do të donte të hynte në një dhomë dhe të bëhej shok me këdo, siç ia dal unë. Çdokush dëshiron atë që e ka dikush tjetër”.
“Është budallallik të mendosh se di gjithçka për një person. Ka shumë aspekte të personalitetit të dikujt dhe shumë ngjyra të një personaliteti. Është e pamundur t’i njohësh të gjitha”.
“Nuk jam një fanse e madhe e fjalës “shpresë”. Mendoj se është një fjalë depresionuese. Unë nuk dua të shpresoj, dua ta di diçka. Psh, nuk dua të shpresoj se ka një Zot, unë e di se ekziston Zoti”.
“Zoti nuk të jep asnjëherë diçka që nuk e përballon dot, ndaj mos u streso”.
“Mbajë kokën lart, asgjë nuk zgjat përgjithmonë”.
“Miqtë e mi dhe familja ime janë sistemi im mbështetës. Ata më thonë çfarë duhet të bëj, jo çfarë dua të bëj. Kanë qenë gjithmonë aty në ditët e mia të mira dhe të këqija. Pa ta, nuk e kam idenë se ku do të isha. Është dashuria e tyre që më ka ndihmuar t’ia dal mbanë më gjithçka”.
“Çdo gjë ndryshon, por diçka e bukur mbetet e bukur përherë”.
“Unë e dua trupin tim. Ndihem shumë Ok. Nuk mendoj se artistët janë të vetmit që e kanë problem peshën e tyre, mendoj se janë të tjerët që jua vënë në dukje”.