Psikologji

Zoti sheh çdo veprim tonin, ndaj kujdesu …

Njerëzit janë lehtësisht të tunduar nga e keqja, por duhet të dinë se Zoti sheh gjithçka që ne bëjmë dhe ne përiftojmë në jetë aq sa meritojmë. Zoti është i drejtë dhe i jep secilit atë që meriton. Është shumë e lehtë të bëjmë keq, por na duket e vështirë të shohim veten tonë në vështirësitë më të mëdha që Zoti na sfidon të kalojmë. Në këtë material ne duam t’ju sjellim disa thënie nga Bibla që tregojnë se Ai sheh çdo veprim apo fjalë tonënn, të mirë apo të keqe.

“Sytë e Zotit janë kudo për të shikuar të këqinjtë dhe të mirët”. – Proverbat 15:3

“Tregoni kujdes, pra, për veten tuaj dhe për gjithë tufën, në mes të së cilës Fryma e Shenjtë ju ka vënë ju kujdestarë që të kullotni kishën e Perëndisë, të cilën ai e ka fituar me gjakun e tij”. – Veprat e Apostujve 20:28

“O Zot, vër një roje para gojës sime. Mos lejo që zemra ime të priret nga asgjë e keqe dhe kështu të kryejë veprime të këqija bashkë me ata që bëjnë paudhësi; dhe bëj që unë të mos ha ushqimet e tyre të shijshme”. – Psalmet 141:3-4

“Zoti do të ruajë daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe përjetë”. – Psalmet 121:8

“Dhe Mitspah, sepse Labano tha: “Zoti të mos e ndajë syrin mua dhe ty kur të jetë e pamundur të shohim shoqi-shoqin”. – Zanafilla 31:49

“Ai e gjeti në një tokë të shkretë, në një vetmi të helmuar dhe të mjerë. Ai e rrethoi, u kujdes për të dhe e ruajti si bebja e syrit të tij”. – Ligji i Përtërirë 32:10

“Ah, sikur të isha si në muajt e së kaluarës, si në ditët kur Perëndia më mbronte”. – Jobi 29:2

“Një vend për të cilin Zoti, Perëndia yt, ka kujdes dhe mbi të cilin i janë drejtuar vazhdimisht sytë e Zotit, Perëndisë tënd, nga fillimi i vitit deri në mbarim të tij”. – Ligji i Përtërirë 11:12

“Zoti më tha: “Ke parë mirë, sepse unë vigjëloj mbi fjalën time që të ketë efekt””. – Jeremia 1:12

“Unë do të të edukoj dhe do të të mësoj rrugën, nëpër të cilën duhet të ecësh; unë do të të këshilloj dhe do ta mbaj syrin tim mbi ty”. Psalmet 32:8

“Sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e tij janë të vëmendshëm të kapin britmën e tyre”. – Psalmet 34:15

“Ai i ruan tërë kockat e tij, dhe asnjë prej tyre nuk copëtohet”. – Psalmet 34:20

“Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyet dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar”. – Psalmet 34:18

Leave a Reply

Back to top button