Motivuese

Zoti t’i sjell pranë disa njerëz, e pastaj i lë të shkojnë. Ja pse

Ndonjëherë nuk mund të shpjegosh se pse ndihesh më mirë me disa njerëz, se sa me disa të tjerë. A nuk është befasuese që ndonjëherë ju mund të lidheni mirë me një person që është krejtësisht i huaj për ju?

Perëndia na afron me njerëz të caktuar sepse ata janë ato që na nevojiten në jetën tonë në ato momente. Këta njerëz na mësojnë gjëra për veten tonë dhe për jetën, të cilat shërbejnë si mësime për udhëtimet tona personale.

Ka një arsye pse Perëndia i afrohet një personi të caktuar dhe është më i lidhur me disa njerëz sesa të tjerët. Dhe ironia është se shumica e tyre qëndrojnë për një kohë shumë të shkurtër. Është sikur ta kishin përmbushur misionin e tyre dhe më pas të jenë larguar.

Zoti i dërgon njerëzit që na duhen në kohën e duhur. Në çdo fazë të jetës sonë, ne tërheqim njerëz të ndryshëm sepse kemi nevojë të mësojmë gjëra të ndryshme. Zoti i përdor këta njerëz për të na ofruar përgjigjet që kërkojmë dhe për të zgjuar versionet më të mira të vetes sonë.

Ndonjëherë përpiqemi t’i kthejmë këta njerëz të përkohshëm në njerëz të përjetshëm të jetës onë, por ky nuk është roli i tyre. Ata nuk janë të destinuar të qëndrojnë përgjithmonë në jetën tonë. Zoti i ka thirrur ata që të jenë aty vetëm për pak kohë. Problemi është se ne jemi të frustruar kur këta njerëz largohen, sepse nuk duam t’i lëmë të shkojnë.

Ne nuk e kuptojmë pse një person që na ka bërë kaq mirë duhet të kalojë pak kohë me ne, por nëse ndalemi të shohim me kujdes, do të kuptojmë se nëse ata do të ishin përgjithmonë me ne, bukuria e tyre do të venitej, prania e tyre nuk do të ishte më stimuluese.

Lënia që të shkojnë, është një qëndrim që duhet të bazohet në besim. Të besosh se ajo që Zoti ka përgatitur për jetën tënde është e drejtë. Do të thotë të kuptosh se gjërat janë më të mira, ashtu siç janë.

MeB

Leave a Reply

Back to top button