Thenie

“Zoti u qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer”

DISA THENIE MOTIVUESE NGA BIBLA

“Përveç kësaj, Zoti vetë ecën para teje; Ai do të jetë me ty; nuk do të të lërë dhe s’ka për të të braktisur; mos u tremb dhe mos u tmerro”. – Ligji i përtërirë 31:8

“Të drejtët bërtasin dhe Zoti i dëgjon dhe i çliron nga të gjitha fatkeqësitë e tyre. Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar”. – Psalmet 43:17-18

“Lum ata që vajtojnë, sepse ata do të ngushëllohen. Lum ata që janë zemërbutë, sepse ata do të trashëgojnë bukën”. – Mateu 5:4-5

“Sepse zemërimi im mban vetëm një çast, por mirësia e tij mban një jetë të tërë. Të qarët mund të vazhdojnë një natë, por në mengjes shpërthen një britmë gëzimi”. – Psalmet 30:5

“Dhe dëgjova një zë të madh nga qielli që thoshte: “Ja tabernakulli i Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta, Perëndi e tyre. Dhe Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan”. – Zbulesa 21:3-4

“Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë, do të jetojë. Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë”. – Gjoni 11:25-26

“Kur unë të kem frikë, do të mbështetem tek ti”. – Psalmet 56:3 / bota.al

Leave a Reply

Back to top button