Thenie

“Zoti vjen i pari”. Thënie të veçanta nga këngëtarja e mirënjohur Mary J. Blige

“Unë e di kush jam. Nuk jam perfekte. Nuk jam as femra më e bukur në gjithë botën. Por jam një ndër to”.

“Gjëja më e rëndësishme për t’u kuptuar është se pavarësisht se cili është opinioni i njerëzve të tjerë për ty, ato janë vetëm aq – opinion i të tjerëve. Duhet ta besosh në zemrën tënde atë që e mendon si të vërtetëpër veten tënde”.

“Zoti vjen i pari. Nëse nuk e dua Atë, nuk mund të dua askënd. Edhe nëse nuk e dua veten, nuk mund tëdua askënd”.

“Nëse të tjerët nuk të vlerësojnë, atëherë ata nuk të meritojnë”.

“Të dhemb kur të duhet të qeshësh, edhe pse nuk e ndjen se duhet të qeshësh. Ama e di se gjëja më e mirëpër të bërë është të qeshësh”.

Përgjegjësia ime ndaj Zotit është të jetoj. Kjo është dhurata që Ai më dha. Se çfarë bëj me të, më takon mua”.

Hapi i parë – të dalësh thjesht nga dera – është më i vështiri. Nëse mund ta bësh atë, atëherë zëre se ke fituar”.

“Për aq kohë sa do të jetoj, e di se do të kem ndjenja. Dhe kjo është arsyeja se pse jam e apasionuar pas jetës”.

Beso tek vetja jote, edhe kur askush tjetër nuk e bën”.

Bëj gjithçka që do të të ndihmojë në të ardhmen. Nëse kopjon dikë tjetër, atëherë dije se këtë gjë do tëduan ta shohin përherë të tjerët nga ti”.

“Dashuria është e bukur, e mrekullueshme dhe gjëja më e bukur që mund të na ndodhë”.

Back to top button