Motivuese

“Zotin do ta keni gjithmonë pranë. Ai është vetëm një lutje larg”

“Nëse kthehesh, nuk më sheh. As përpara vetes nuk arrin dot të më dallosh. Ama Unë jam pranë teje, nuk të shtyj dhe as të tërheq. Unë jam aty ku ti mund të mbështetesh, kur e humbet ekuilibrin. Ndodhem pranëteje për të pëshpëritur në vesh se të dua shumë, dhe për mos të humbur nga shikimi as kur ti largohesh. Jam pranë teje, për të mos u zbehur shkëlqimin tënd, për të mos e errësuar rrugën që do të ndjekësh dhe për të nxjerrë nga mendimet negative, kur zhytesh në to.

Nuk është e nevojshme të zgjasësh dorën për të kërkuar dorën time, nuk e ke humbur asnjhëerë. As Unënuk e kam të nevojshme të zgjas dorën time për të kërkuar tënden, pasi nuk e kam lëshuar asnjëherë atë. Ki besim. Unë të dua”. – Lutje shkëputur nga interneti

Besimi në Zot është një nga gjërat më të mira që mund të bësh, kjo jo vetëm në rast vështirësie. Shumica e njerëzve bëjnë këtë gjë, kujtohen të luten apo ta adhurojnë Zotin vetëm kur ndodhen përpara vështirësive dhe problemeve. Askujt nuk i kushton asgjë t’i kushtojë Zotit vetëm 10 minuta në ditë, për t’u lutur apo për të lexuar pak nga fjala e Tij (Kuranin apo Biblën, në varësi të besimit të secilit). Jo vetëm do të gjeni paqe, por edhe do të ndiheni më mirë përpara çdo vështirësie. Do të ndjeni se keni dikë pranë, edhe kur pranë jush mund të mos gjendet askush. Zotin do ta keni gjithmonë pranë. Ai është vetëm njëlutje larg, ama dashurinë për Të duhet ta ushqesh përditë, jo vetëm në raste vështirësie.

Back to top button