Analiza

​9 gjërat që bota nuk i ka ditur për jetën e Vladimir Putin

putini si keni diturNjë artikull i ri në “Newsweek” ka treguar gjëra rreth jetës së përditshme të presidentit të Ruisisë Vladimir Putin.
Ben Judah, kaloi tre vjet duke hulumtuar rreth jetës së Putin, hulumtim të cilin e zbuloi në librin e tij “Fragile Empire: How Russia Fell In and Out of Love with Vladimir Putin.”
1. Zgjohet vonë:
Ai zgjohet vonë dhe ha vaktin e parë rreth mesditës. Në menynë e tij të mëngjesit gjithmonë ka gjizë dhe ai gjithashtu pëlqen vezët e thëllëzës dhe lëngun e frutave.
2. “Shumicën e të menduarit të Rusisë” ai e bënë në pishinë:
Putin gjithmonë shkon për not pas vaktit të mëngjesit pasi pëlqen të kaloj kohë i vetëm në ujë.
3. Ushtron çdo ditë: Ai ushtron pas notit.
Preferon ngritjen e peshave kardio në palestër dhe pastaj bënë dy banjo, një të nxehtë dhe të ftohtë.
4. Nuk e pëlqen internetin.
Zyra e tij nuk ka televizion dhe ai përdorë vetëm “teknologjinë e sigurt” për të komunikuar, që për Putinin janë letrat dhe linjat fikse.
5. Kërkon mirëmbajtje të lartë.
Kur ai lë Rusinë, ai kërkon ushqim rus dhe me vetë gjithmonë merr shumë pastrues. Kur qëndron në hotele, ekipi i tij ndërron mbulesat dhe artikujt për tualetin duke i zëvendësuar me të ngjashme nga Kremlini. Ai nuk ha ndonjë ushqim të huaj që nuk përgatitet nga Kremlini.
6. Nuk i pëlqen të kaloj kohën në Kremlin.
Putin jeton në një vend jashtë Moskës sepse ai nuk pëlqen trafikun, ndotjen dhe “mbipopullimin njerëzor” të qytetit. Nuk i pëlqen të vizitoj Kremlinin dhe preferon të punoj në pronën e tij.
7. Ata me të cilët punon e thërrasin “Tsar.”
Kjo ka domethënien e “boss”.
8. Nuk ka shumë jetë private.
Prindërit e Putin janë të vdekur dhe nga gruaja është divorcuar. Ai ka dy vajza, por ato nuk jetojnë në Rusi. Thuhet se ka femra, modele, fotografe dhe gjimnaste që “shkojnë mbrëmjeve te ai”, por këto janë vetëm thashetheme.
9. Jeta e tij është monotone, por ai preferon punën.
Ai thotë se punon “më shumë se secili lider që nga Stalini”. /gazetaexpress/

Leave a Reply

Back to top button