Enciklopedike

Legjenda e Mbretit Peshkatar, Britania e Madhe

fisher kingRUBRIKA: Te pathena per mbreterit e lashtesise

Historia e Mbretit Peshkatar nuk është domosdoshmërisht historia e një mbreti të vecantë dhe shpesh herë atë e lidhin me kërkimin për Gralin e Shenjtë. Zakonisht, tema e saj ka të bëjë me një mbretëri që ndodhet në prag të një problemi serioz – ndonjëherë është problem financiar, ndonjëherë toka është shumë jopjellore për të mbjellë dhe rritur drithëra, dhe ndonjëherë sëmundjet kanë mbjellë vdekje mes banorëve të vendit. Në këto legjenda, vetë mbreti, është gjithashtu i sëmurë apo i dobësuar dhe mendohet që të dy problemet janë të lidhur pazgjidhshmërisht mes tyre. Mbreti nuk e ka aspak fuqinë ta zgjidhë vetë problemin, por ai ka ngecur në pritje të një kalorësi me armaturë të shndritshme, që të vijë ta shpëtojë. Kalorësi mund të gjejë ndonjë relike – si për shembull Grali – dhe ta përdorë atë për të ndrequr problemin, ose ai mundet ta diskutojë dicka me mbretin në mënyrën e duhur.
Eshtë një temë që është përdorur shumë në legjendën e Mbretit Artur. Në disa forma të rrëfimit, Mbreti Artur në të vërtetë nuk donte që kalorësit e tij të viheshin në kërkim të Gralit, sepse ai besonte që dërgimi i kalorësve larg nga mbretëria që duhej mbrojtur, ishte përgjithësisht një ide e keqe. Megjithatë, duke qenë se ishte i prekur nga sëmundja e Mbretit Peshkatar, ai i dërgon kalorësit me bekimin e tij, për të gjetur kurën dhe të shpëtojë të gjithë ata që varen prej mbretit.
Por ndonëse është përdorur gjerësisht në legjendën e Arturit, Mbreti Peshkatar nuk është unik për këto histori dhe mund të jetë thjeshtë një alegori për qeverinë në përgjithësi. Nëse qeveria nuk është mirë, as populli nuk do të jetë mirë, dhe e anasjellta

Leave a Reply

Back to top button