Sport

10 fraza të Cristiano Ronaldo-s, për të cilat u fol dhe shumë madje

Cristiano gjithmonë është në qendër të vëmendjes dhe shumë madje. Ja 10 frazat si lojtar tek Real Madridi që bënë xhiron e botës.

“Unë mendova se njerëzit më fërshëllenin se isha i pasur, se isha i bukur ose se isha një lojtar i madh. Njerëzit kanë zili, nuk gjej shpjegim tjetër.” Pas një ndeshje të Champions në Zagreb.

“Ishte bukur të luaje në Real Madrid…” Pasi fitoi Champions.

“Më ngacmon fakti që më thonë se Cristiano ka ulur rendimentin dhe për këtë është ulur Madridi. Sikur të gjithë të kishin nivelin tim, ndoshta do të iknim të parët.” Pas një ndeshje derbi të humbur me Atletico në Bernabeu në 2016.

“Ndoshta jam pak i trishtuar, kjo është arsyeja se pse nuk i festoj golat dhe nuk jam shumë i lumtur. Njerëzit brenda klubit e dinë se për çfarë po flas.” 2012.

“Ekipit i jap notën 9 dhe vetes sime notën 10.” Gjatë një interviste për Marca-n në 2012.

“Cili ka shënuar më shumë gola këtë turne? Ndoshta Champions duhet ta ndërrojë emrin e të thirret CR7 Champions.” Pasi fitoi Champions e fundit.

“Unë jam lojtari më i kërkuar në internet dhe të gjithë portalet flasin për Cristiano Ronaldo-n. Kur Xavi flet për mua kërkon publicitet. Fitoi gjithçka, por asnjë Top të aArtë, unë kam tre. Ai po luan ose luante në Katar…” Iu përgjigj Xavi-t në 2016.

“Vaktet, të puthurat dhe përqafimet nuk shërbejnë për asgjë. Tek Manchester United fitova Champions dhe nuk flisja me Ferdinand, Giggs ose Scholes. Nuk më duhet të darkoj me Benzema ose që Bale të vijë në shtëpinë time.” Thënie për MSN për mjedisin e tij të mirë.

“Dashuria juaj më bën më të fortë, urrejtja juaj të pandalshëm.” Mesazh në Instagram 2015. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button