Histori

10 gjëra që nuk i dini për Abraham Linkolnin

Ja dhjetë gjëra që ndoshta nuk i dinit, për presidentin më të famshëm të Amerikës

screen-shot-2016-09-10-at-09-17-32

Lindi më 12 shkurt të 1809, në një fermë të shtetit të Kentakit. Prindërit e tij Tomas dhe Nensi, ishin shumë besimtarë dhe e edukuan në kishën bautiste ku edhe i përkisnin. Abrahami ishte skeptik për fenë dhe nuk pati simpati për asnjë. Ishte shumë i rezervuar në lidhje me besimin.

screen-shot-2016-09-10-at-09-19-03

Nuk studioi në asnjë kolegj. Sipas gojëdhënave dinte të lexonte, të shkruante dhe të numëronte dhe deri tek rregulla e treshit, por jo më shumë. Ato që kish fituar në lëndën e edukimit i kish mbledhur nga nevoja. Filloi të punonte që fëmijë. Në moshën 16 vjeçare u punësua për të drejtuar një varkë druri, e ngarkuar me mallra, nga lumi Misisipi deri në Orleansin e ri.

 

screen-shot-2016-09-10-at-09-20-01

Në vitin 1932, në moshën 23 vjeçare, shërbeu si kapiten në Luftën e e Fajkoit të Zi mes Shteteve të Bashkuara dhe disa popullsive indigjene për zotërim tokash në shtete si Ilinoisi dhe Miçigani. Pati rastin të shpëtonte një të moshuar indigjen kur ushtarët jenki donin ta varnin.

 

screen-shot-2016-09-10-at-09-20-47

Në vitin 1932, në moshën 23 vjeçare, shërbeu si kapiten në Luftën e e Fajkoit të Zi mes Shteteve të Bashkuara dhe disa popullsive indigjene për zotërim tokash në shtete si Ilinoisi dhe Miçigani. Pati rastin të shpëtonte një të moshuar indigjen kur ushtarët jenki donin ta varnin.

 

screen-shot-2016-09-10-at-09-21-37

Ishte presidenti i parë republikan në historinë e Shteteve të Bashkuara. Në zgjedhjet e 6 nëntorit 1860, Linkolni mori 39,82 % të votave popullore (1.865.908). Në total mori më pak vota, pothuaj 1 milion më pak se totali i tre kundërshtarëve, Douglas (29,46 %; 1.380.202 vota); Breckinridge (18,10 %; 848.019 vota); dhe Bell (12,62 %; 590.901 vota). Në kolegjin zgjedhor Linkolni kishte 180 kundrejt 123 të kundërshtarëve të tij dhe mori më shumë se 152 mjaftueshëm për të fituar. Në këtë mënyrë Linkolni u zgjodh president.

 

screen-shot-2016-09-10-at-09-22-40

Martesa me Meri Tod zgjati nga 4 nëntori 1842 deri në 15 prill të 1865 me vdekjen e saj dhe patën 4 fëmijë, por gjithmonë u spekullua për homoseksualitetin e tij nga disa poema ambigue dhe marëdhëniet që ruajti me disa burra gjatë gjithë jetës së vet.

 

screen-shot-2016-09-10-at-09-23-23

Pasi u zgjodh president, në 1860 dhe duke qenë partizan i shfuqizimit të skllavërisë, bëri të qartë se lufta mes Jugut dhe Veriut ishte e paevitueshme. I shpëtoi një tentative vrasjeje në Baltimore në Meriland, pak para se të zgjidhej.

 

screen-shot-2016-09-10-at-09-24-47

Në vitin 1863, publikoi Deklaratën e Emancipimit dhe lajmëroi se të gjithë skllevërit e shteteve të Konfederatës Amerikane do të liroheshin. Kjo deklaratë nuk citonte shtetet skllavopronare të Kentakit, Misurit, Merilandit ose të Delaëare-it që nuk ishin bashkuar kundër Veriut dhe për këtë skllevërit e këtyre shteteve nuk u liruan. Me përfundimin e luftës u pa se shfuqizimi ishte vetëm deklarativ, sepse skllavëria ishte prezente në disa shtete. Skllavëria u shfuqizua përfundimisht në të gjithë vendin në dhjetor të 1865-ës, kur hyri në fuqi amendamenti i 13-të i kushtetutës të Shteteve të Bashkuara.

 

screen-shot-2016-09-10-at-09-25-31

Në vitin 1863, publikoi Deklaratën e Emancipimit dhe lajmëroi se të gjithë skllevërit e shteteve të Konfederatës Amerikane do të liroheshin. Kjo deklaratë nuk citonte shtetet skllavopronare të Kentakit, Misurit, Merilandit ose të Delaëare-it që nuk ishin bashkuar kundër Veriut dhe për këtë skllevërit e këtyre shteteve nuk u liruan. Me përfundimin e luftës u pa se shfuqizimi ishte vetëm deklarativ, sepse skllavëria ishte prezente në disa shtete. Skllavëria u shfuqizua përfundimisht në të gjithë vendin në dhjetor të 1865-ës, kur hyri në fuqi amendamenti i 13-të i kushtetutës të Shteteve të Bashkuara. / Bota.al

 

Leave a Reply

Back to top button