HistoriMagazine

10 histori të çuditshme rreth Uinston Çërçillit

winston

Nga Elisabeth S. Anderson

Uinston Çërçill, është ndoshta më kryeministri britanik më popullor i të gjitha kohrave. Duke i shërbyer vendit të tij si ushtar dhe politikan, ai është cilësuar shpesh si një ndër britanikët më të mëdhenj. Por, ndërsa qëndrimi i tij heroik kundër nazistëve njihet shumë mirë, ka ende disa fakte në lidhje me politikanin popullor, të cilat mund t’iu habisin.

10. Purot e tij

Imazhi klasik i Uinston Çërçillit, përfshin një puro gjigante të mbërthyer në mes të buzëve. Çërçilli u dashurua pas purove kur si një djalosh i ri udhëtoi për në Kubë, për të raportuar si gazetar mbi një

kryengritje të vazhdueshme të vendasve kundër qeverisë koloniale spanjolle. Për pjesën tjetër të jetës së tij, ai tymoste 8 ose 9 puro çdo ditë.

Megjithatë, ai pothuajse nuk e hidhte kurrë bishtin e saj, duke preferuar që ta përtypte pjesën e mbetur, dhe pastaj të ndizte një tjetër. Për të parandaluar lagien e puros, Çërçilli shpiku “bellybando”-n, një shirit letre ngjyrë kafe që rrinte ngjitur, derisa puroja të ishte konsumuar plotësisht.

Në çdo kohë në shtëpinë e tij kishte 3- 4.000 puro, kryesisht të markës së tij të preferuar ‘Romeo dhe Julieta’. Purot mbaheshin në kuti që quheshin “të mëdha” ose “të vogla” dhe “e mbuluar” ose “e zhveshur”. Ato kryesisht ia dhuronin, gjë që e ndihmonte të mos shpenzonte shumë në këtë aspekt. (Një nga shërbëtorët e tij vërente se “në dy ditë konsumi i tij i purove, ishte e barabartë me pagën e saj javore”).

Në një rast, presidenti i Kubës i dhuroi Çërçillit 2.400 puro të cilësisë të lartë, edhe pse ekipi i tij paranojak i sigurisë, këmbënguli që një puro nga çdo kuti të dërgohej në Britani për t’u testuar se mos ishin të helmuara. Ndoshta historia që e ilustron më së miri dashurinë e tij ndaj puros, ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ai përdorte një maskë të veçantë oksigjeni, të dizejnuar në mënyrë të tillë që të mund të vazhdonte të pinte purot e tij, edhe gjatë fluturimeve në lartësi të mëdha.

9. Arratia e guximshme nga Afrika e Jugut

Në vitin 1899, Çërçilli udhëtoi për në Afrikën e Jugut, për të mbuluar luftën e kolonëve Boerë kundër forcave perandorake britanike për gazetën “Morning Post”. Atje iu ofrua mundësia për të shoqëruar një ekspeditë, me një tren të blinduar të improvizuar. Edhe pse korrespondentët e “Times” dhe “Manchester Guardian” e refuzuan ftesën, duke e përshkruar trenin si një “kurth vdekje”, Çërçilli ishte shumë kurioz për atë aventurë.

Vendimi i tij doli të jetë i gabuar, pasi teksa treni po kthehej në frontin britanik, ra në pritën e një komando Boerësh, të cilë hapën zjarr nga një kodër aty pranë. Ndërsa britanikët iu kundërpërgjigjën, makinisti e rinisi trenin me shpejtësi maksimale, dhe shkoi u përplas me disa shkëmbinj që Boerët kishin vendosur mbi binarë, duke bërë që një nga vagonët të përmbyset në një kthesë.

Një anëtar i ekuipazhit britanik arriti të largohet, ndërsa Çërçilli dhe të mbijetuarit e tjerë u zunë robër. Ata u çuan në një shkollë Boerësh, që tashmë ishte përshtatur si një kamp të burgosurish. Çërçilli qëndroi atje deri në vitin 1900, kur kapërceu një gardh teksa rojet nuk e kishin mendjen. Dy oficerë britanikë u përpoqën që të shkojnë pas tij, por rojet u mobilizuan dhe e pamundësuan edhe arratinë e tyre.

Kur u bë e qartë se të dy oficerët nuk po vinin, Çërçilli shkoi deri në Pretoria duke arritur që të hipë fshehurazi në një tren mallrash. I detyruar të braktiste trenin për shkak të etjes, ai pastaj eci nëpër shkurre derisa mbërriti në një vilë në pronësi të një inxhinieri minierash britanik, i cili ra dakord ta fshehë. Ai gjithashtu i tregoi Çërçillit, se Boerët kishin vendosur një shpërblim prej 25 paundësh për kokën e tij. Me ndihmën e inxhinierit, Çërçilli qe në gjendje të hipte në një tren për në koloninë portugeze të Afrikës Lindore.

8. Dy Uinstonët

Edhe pse është diçka që është lënë disi në hije nga karriera e tij politike, Uinston Çërçill ishte një shkrimtar i kompletuar. Në fakt, ai fitoi Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1953. Libri i tij i parë ishte “Historia e forcës tokësore Malakand”, dëshmia mbi një fushatë ushtarake në një territor ku sot ndodhet Pakistani. Mund të ngjajë si një rastësi qesharake, por kishte edhe një tjetër shkrimtar të quajtur Uinston Çërçill, që ishte aktiv në të njëjtën kohë.

Çërçilli i dytë ishte amerikan dhe shkoi shumë romane, 6 ose 7 prej të cilëve u bënë bestseller. Mes tyre përmendim librin “Riçard Karvel”, i përshkruar si “një roman serioz historik, që përmban shumë romantizëm dhe shumë ngjarje në tokë e në det”, dhe që shiti në mënyrë të habitshme dy milionë kopje, dhe e bëri autorin të pasur.

Interesante është fakti se të dy Çërçillët i botuan librat e tyre të parë në vitin 1898, edhe pse ai amerikan ishte bërë i pari i njohur për shkrimet e tij. Nuk është befasi, që përfundimisht ai do të eklipsiohej nga fama e homologut të tij britanik, dhe sot thuajse është i harruar. Por në atë kohë, të dy shkrimtarët ngatërroheshin shpesh me njëri-tjetrin. Për të shmangur situate të tilla, të dy Çërçillët ranë dakord që britaniku të botojë si “Uinston S. Çërçill”, ndërsa amerikani me emrin “Uinston Çërçill”.

7. Aksidenti që pothuajse i mori jetën

Në dhjetor të vitit 1931, Çërçilli ishte për një vizitë natën vonë tek shtëpia e shokut të tij Bernard Baruch në Nju Jork, kur gati sa nuk humbi jetën. Ndërsa po kalonte rrugën, u godit nga një makinë, e cila më pas e tërhoqi zvarrë për një distancë të shkurtër. Siç doli më vonë, Çërçilli kishte parë instinktivisht në anën e djathtë, para se të kalonte rrugën.

Megjithatë, për shkak se makinat drejtohen në anët e kundërta të rrugës në Amerikë dhe Britani, atij i dukej se në fakt pa majtas. Përkundrazi, ai po kalonte qetësisht në rrugë, kur makina i erdhi përballë. Çërçilli pësoi fraktura të rëndë në gjoks dhe ndrydhi njërën shpatull. Ai i minimizoi plagët, duke shkruar se s’mund të kuptonte “pse nuk ishte thyer si një vezë ose shtypur si një kullumbri”.

Ai gjithashtu pranoi gjithë fajin për aksidentin, duke e informuar policinë se shoferi ishte i pafajshëm, dhe garantoi kështu lirimin e tij. Duke qenë se aksidenti ndodhi gjatë përiudhë së Proibicionit, Çurçilli arriti që të merret vesh me mjekun e tij që të shkruante në raport se “tronditja pas aksidentit për të nderuarin Uinston S. Çërçill, kërkon përdorimin e alkoolit, veçanërisht gjatë ushqimit”.

6. Interesi i tij mbi fenë islame

Çërçilli ishte aq i hipnotizuar nga Islami, saqe familja e tij mendonte se ai mund të konvertohej. Interesi i tij mbi këtë fe, u zbulua nga gjetja e një letre të shkruar në vitin 1907 nga Ledi Guendolin Berti, i cila asokohe ishte e fejuar me vëllain e tij. Letra ishte shkruar në kohën kur Çërçilli ishte larguar për një një turne në Afrikën e Veriut, dhe ajo e kishte paralajmëruar se në “rast se bini në kontakt me Islamin, konvertimi juaj mund të bëhet me lehtësinë më të madhe, sesa mund të keni menduar”.

Në realitet, Ledi Guendolin ndoshta nuk kishte nevojë të shqetësohej, pasi Çurçilli ishte në thelb një ateist, dhe se në këtë kuadër ai nuk e kishte marrë kurrë seriozisht konvertimin në fenë islame. Gjithësesi, ai ka pasur një interes mbi kulturën islame dhe së bashku me mikun e tij, Vilfrid Brunt, shpesh mbanin veshje arabe në mënyrë private.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Çërçilli siguroi një fond prej 100.000 paund për të ndërtuar Xhaminë Qendrore të Londrës, gjest që ai shpresonte se do të tërhiqte mbështetjen e myslimanëve për luftën. Ai ishte gjithashtu kundër mënyrës, sesi Frederik Lugard i trajtonte fiset myslimane në Nigerinë veriore, asokohe një koloni britanike. Megjithatë, Çërçilli e kritikoi Islamin në librin e tij “Lufta e Lumit”, që denonconte trajtimin e grave në Sudan.

5. Ditëlindja e tij në Shtëpinë e Bardhë

Çërçilli pati mesa duket disa incidente më të shfaqurit lakuriq, gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë. Në një rast, ai tha se kishte parë fantazmën e Abraham Linkolnit, ndërsa vetë ishte i zhveshur. Ata e vështruan njëri-tjetrin për disa momente, para se Linkolni të zhdukej me mirësjellje.

Presidenti Frenklin Ruzvelt së bashku me disa pjesëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë, e panë tërësisht zhveshur gjatë vizitës së tij 24-ditore në vitin 1941. Çurçilli sapo kishte dalë nga dushi dhe po sillej lakuriq nëpër dhomë, kur Ruzvelti hyri. Presidenti amerikan u përpoq të largohej me shpejtësi, por Çërçilli i tha atij të mos ikte, duke deklaruar se ai qartazi nuk kishte asgjë për t’i fshehur aleatit të tij.

Ky incidenti është kontroversal, pasi më vonë Çërçilli këmbënguli se nuk e kishte pritur “presidentin pa të paktën një peshqir”-për të mbuluar veten. Megjithatë, stenografi i Çërçillit dhe truproja e tij pohuan, se kanë qenë dëshmitarë të këtij incidenti dhe se sekretarja e Ruzvelt tha presidenti i tregoi asaj pak kohë më vonë, duke e përshkruar Çërçillin si “rozë e bardhë në të gjithë trupin”. Dhe vetë Çërçilli i tha dikur Mbretit Xhorxh VI, se ai ishte i vetmi person mbi tokë që kishte takuar me një president i zhveshur.

4. Rrethimi i Rrugës Sidnej

Në 16 dhjetor të vitit 1910, 9 policë të paarmatosur u dërguan për të hetuar mbi njoftimin për një tentativë vjedhje në Houndsditch, Londër. Kur ata arritën, kriminelët, më vonë të identifikuar si refugjatë anarkiste nga Letonia, hapën zjarr, duke vrarë 3 policë dhe plagosur 2 të tjerë, në një prej

incidenteve më të rënda për policinë në historinë e Londrës.

Asokohe u vu në dukje, se vrasjet ishin reflektim i një kulture dhune – letonezët ishin mësuar me metodat e dhunshme dhe brutale të policisë ruse, ndërsa policët britanikë që zakonisht ishin të pajisur me një shkop gome, u kapën tërësisht në befasi dhe të paaftë për të mbrojtur veten.

Gjatë kësaj përleshjeje, një nga anëtarët e bandës u qëllua aksidentalisht nga miqtë e tij, dhe vdiq disa ditë më vonë. Policia nisi një operacion masiv për dy të mbijetuarit. Në ditën e parë të Vitit të Ri, policia mori informacion se vrasësit ishin fshehur në një shtëpi në Rrugën Sidnej.

Policia e rrethoi zonën dhe Çërçilli, që ishte ministri përgjegjës për policimin, mori komandën e operacionit. E ndihmuar edhe nga ushtria, policia filloi një përleshje të gjatë me armë, gjatë së cilës letonezët qëlluan më shumë se 400 herë, ndërsa një plumb shpoi tejpërtej në majë kapelën e Çërçillit.

Situata u zgjidh vetëm, kur ndërtesa mori zjarr dhe Çërçilli urdhëroi zjarrfikësit që mos të rrezikojnë jetën duke u përpjekur ta shuajnë atë.

Një nga burrat që gjendeshin brenda u qëllua, kur u përkul jashtë për t’i shpëtuar flakëve, ndërsa tjetri u dogj për vdekje. Ka patur shumë debate, mbi atë nëse të dy burrat ishin në fakt të njëjtët letonezë që qëlluan mbi policët, edhe pse historianët kanë vënë në dukje se nisja e një përleshje masive e vetëvrasëse, nënkupton një nivel fajësie. Çërçilli duket se i pëlqeu ajo përvojë e frikshme, duke i thënë një kolegut të vet se rrethimi ishte “diçka aq e kënaqshme!”.

Disa gazeta e kritikuan për përdorimin e betejës si një rast “për të shkrepur foto”, duke vënë në dukje se ishte e papërshtatshme për një politikan të merrte drejtpërdrejti komandën e një operacioni policor. Gjithësesi, incidenti duket se e ndihmoi në çimentimin e reputacionin e tij si një njeri i veprimit, dhe përmirësoi popullaritetin e tij në publikun e gjerë.

3. Teshtimat e Çërçillit

Kufiri midis Jordanisë dhe Arabisë Saudite, përfshin një zigzag të mprehtë, të njohur si Lemza apo Teshtima e Çërçillit. Thuhet se Çërçilli ishte duke vizatuar një hartë, kur një lemzë e papritur apo teshtimë bëri që dora e tij të rrëshqasë, duke krijuar një zigzag të mprehtë në Jordani. Kjo është një histori mjaft qesharake, dhe nuk është çudi që kjo është e vërtetë.

Përkundrazi, forma zigzage në fakt është projektuar me qëllim për t’i dhënë Britaninë një korridor të të pandërprerë ajror, midis Jordanisë dhe Irakut. Nëse ka një element të vërtetë në këtë histori, është se Çërçilli, si ministër për kolonitë, ka luajtur një rol të rëndësishëm në caktimin e kufijve të Lindjes së Mesme moderne.

Kjo ndodhi në prag të Marrëveshjes së diskutueshme Sykes-Picot të vitit 1916, përmes së cilës Britania dhe Franca ranë dakord për të ndarë Lindjen e Mesme mes tyre, duke injoruar kufijtë etnike dhe fetare në këtë proces. Ata ishin aq të pasigurtë mbi atë çfarë do të bëhej me Palestinën, saqë menduan t’ia jepnin Belgjikës.

Ndërkohë, Franca i lëshoi Turqisë një pjesë të Sirisë, kundër dëshirës të shumicës së vendasve, thjesht sepse minoriteti i pasur turk në atë zone, ishte më e mirë në lobim sesa arabët e varfër. Ndërkohë, Britania dhe Franca ranë fillimisht dakord për të mbështetur krijimin e një shteti kurd, por më pas e hodhn poshtë këtë ide, kur u bë e qartë se për të realizuar këtë projekt, Londra dhe Parisi do të duhej që më parë të hiqnin dorë nga pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë. Sot, 25 milionë kurdë të mbeten pa një shtet që ata mund të quajnë të tyren. Marrëveshja tashmë përdoret edhe si një mjet rekrutimi nga ISIS- i, që pretendon se kufijtë ishin të padrejtë.

2. “Qeni” i tij i zi

Përgjatë jetës së tij, Çërçilli ndoshta vuante nga depresioni maniakal, të cilën ai e quajnte e “qenin e tij të zi”. Në atë kohë, gjendja e tij ishte aq e rëndë saqë ai nuk e preferonte të qëndronte afër një treni ishte në lëvizje ose apo të shikonte oqeanin nga ndonjë anije, pasi kishte frikë se do të joshej të kryente vetëvrasje.

Miku i tij i ngushtë Lordi Bejvërbruk, tha njëherë se Çërçilli ishte gjithmonë ose “në krye të timonit të besimit ose në fund të një depresioni të thellë”. Gjatë periudhave të tij të shkurtra të depresionit, Çërçilli pothuajse do të pushonte së funksionuari, duke e kaluar shumicën e kohë në shtrat, humbur oreksin dhe aftësinë për t’u përqëndruar. Kur ai shërohej nga një gjendje e tillë, shprehej se si “të gjitha ngjyrat kthehen në pikturë”.

Kur nuk binte në depresion, Çërçilli ishte plot energji, zakonisht duke punuar dhe folur deri në orët e para të mëngjesit. Ai kalonte vazhdimisht nga një temë në një tjetrën, duke bërë që Ruzvelit të shprehej se “ai ka 1 mijë ide në ditë, katër nga të cilat janë të mira”.

Ruzvelit e njohu Çërçillin më mirë gjatë viteve të mëvonshme të luftës, kur mjeku i tij i kishte dhënë në recetë marrjen e amfetaminave, për të shmangur ndonjë episod depresiv, të cilat mund të përkeqësonin prirjet e tij maniakale.

1. Thëniet e tij

Thëniet e famshme të Uinston Çërçillit kanë mbushur libra të tërë. Për fat të keq, shumë nga thëniet që i atribuohen atij, thjesht nuk janë të vërteta. Për shembull, Nensi Astor shpesh thuhet t’i ketë thënë:”Po të isha gruaja jote do t’iu hidhja helm në kafen tuaj”, ndërsa Çurçilli iu përgjigj:”Nëse do të isha martuar me ju, unë do ta pija me siguri atë”.

Incidenti ka ndodhur , por Çurçill nuk ishte i përfshirë. Përkundrazi, ishte miku i tij i mirë Birkenhed ai që dha këtë përgjigje. Çurçill kishte një rivalitet me Astor, që ishte një mendjemadhe dhe gruaja e parë e zgjedhur në parlamentin britanik, por kjo nuk ia vlen as të citohet.

Me sa duket, Çurçilli i tha se “kur ju hytë në Dhomën e Komunëve, unë u ndjeva njëlloj sikur të kishte hyrë një grua në banjon time, dhe unë s’kam asgjë për t’u mbuluar përveçse një copë sfungjeri”, së cilës Astor iu përgjigj:”A do të ndodhë ndonjëherë kjo, kur pamja juaj e tmerrshme ka fuqinë e mjaftueshme për t’iu mbrojtur?”.

Në fakt, Çurçilli nuk mund të ankohej për vrazhdësinë e zonjës Astor, pasi ai vetë i ishte përgjigjur në mënyrë të tillë një tjetër deputeje grua, që e akuzoi se ishte i dehur:”Zonjë, ju jeni e shëmtuar, ndërsa unë do të jem esëll nësër mëngjes”. Megjithatë, ai ndoshta nuk e ka thënë shprehjen:Amerikanët do të bëjnë gjithmonë gjënë e duhur, vetëm pasi të kenë provuar gjithçka tjetër”, ose t’i tregonte një nëpunësi që ankohej për parafjalët në fund të fjalimeve të tij se “ky është lloji i gjuhës angleze, nga i cili unë nuk do të heq dorë”.

Dhe si Çërçilli, ashtu edhe Xhorxh Bernard Shou e mohuan historinë e famshme, në të cilën Shou i dërgoi Churchillit dy bileta për dramën e tij të re dhe e ftoi atë për të “sjellë me vete një mik, nëse realisht e keni një të tillë”, në një kohë që ky i fundit iu përgjigj se do të vinte natën e dytë të shfaqjes “nëse do të kishte vërtet një të tillë”.

Megjithatë, fansat e Çërçillit nuk duhet të dëshpërohen. Ka shumë të ngjarë që Çërçilli të ketë qenë në tualet, kur një ndihmës e informoi atë se Lordi Privi Sill (në anglisht ambjent privat) kishte ardhur për ta takuar, duke dhënë udhëzimin e paharrueshëm:”I thoni zotit Silli se jam mbyllur në

ambjentin tim privat time dhe mund të merren me dy gjëra në të njëjtën kohë!”.

Listverse

Bota.al

Leave a Reply

Back to top button