Enciklopedike

Histori të patreguara prapa imazheve më të famshme në botë: Luani Hungëritës

Thonë se një foto vlen sa një mijë fjalë. Në disa raste, kjo në fakt mund të nënvlerësohet. Disa nga imazhet më të famshme, të rrënjosura në mënyrë të përhershme në kulturën tonë, dhe që kanë disa histori interesante për të na treguar.

Screen Shot 2015-06-25 at 2.40.31 PM

Luani Hungëritës /Yusuf Karsh

Shumë njerëz e dinë, se titulli i kësaj fotografie është “Luani Hungëritës”, por shumica e tyre kanë ende nevojë të mësojmë më tepër për të. Ky është një nga imazhet më të famshëm të ish-kryeministrit legjendar britanik Uiston Çurçill, dhe një nga fotot më shumë të riprodhuara ndonjëherë.

Ajo tregon një udhëheqës me sy të hekurt, në një kohë krize. Nuk ka kohë për argëtim dhe lojëra-vetëm vendosmëri, për të kapërcyer një nga kërcënimet më të mëdha të njerëzimit. Megjithatë, në realitet, Çurçilli ishte i mërzitur pasi fotografi ia mori puron nga dora.

Fotoja u shkrep në 30 dhjetor të vitit 1941.

Çurçill po zhvillon një vizitë të gjatë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, për të diskutuar mbi luftën, ku sapo ishte përfshirë edhe Amerika, ndërsa kishte mbajtur një fjalim në Dhomën e Komuneve në Otava. Ai hyri në dhomë, me një gotë uiski në njërën dorë, puro në tjetrën, kur pa një fotograf që po bëhej gati ta fotografonte.

Ky njeri ishte Yusuf Karsh, fotograf i famshëm i portreteve, që pa një Çurçill të mërzitur dhe e kuptoi se nuk i ishte thënë për këtë fotografi. Pavarësisht nga kjo, kryeministri britanik i dha dy minuta për të realizuar atë. Ai e la mënjane gotën me uiski, por refuzoi të heqë nga dora puron e tij.

Një Karsh i mundur, u kthye tek aparati i tij dhe shkrepi aparatin. Para se të ndodhte kjo, ai iu afrua tinëz Çurçillit, i kërkoi falje, dhe ia rrëmbeu puron nga buzët. Rezultati ishte një kryeministër i tërbuar nga inati, dhe një nga fotot më të famshme në historinë botërore./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button