Lindur midis 23 nëntorit dhe 21 dhjetorit, të lindurit në shenjën e Shigjetarit dinë të jenë veçanërisht të dashur dhe vlerësuar nga ata që janë me fat sa i njohin. Pëlqejnë aventurën, janë të lirë e të pavarur, por a e dini se çfarë i bën ata kaq unikë?
Të pavarur
Njerëzit e kësaj shenje janë shumë të pavarur dhe vuajnë kur ndjehen të kufizuar.
Optimistë
Shigjetari është shenja më optimiste e Zodiakut. Kurrë nuk e mundon veten dhe gjithmonë përpiqet ta shohë atë gotë të famshme “gjysmë plot”.
Besnikë
Shigjetarët janë njerëz shumë të sinqertë, gënjeshtra dhe mashtrimi nuk i përkasin kësaj shenje dhe kjo i bën ata me të vërtetë të vlerësueshëm.
Të sinqertë
Ata që lindin nën shenjën e Shigjetarit janë njerëz shumë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, ata gjithmonë thonë atë që mendojnë.
Bujarë
Ata që lindin nën shenjën e Shigjetarit janë njerëz shumë bujarë, duan të dhurojnë dhe japin veten e tyre. Egoizmin as nuk e njohin.
Të shoqërueshëm
Shigjetarët janë shumë të shoqërueshëm, ata pëlqejnë të buzëqeshin, të bëjnë shaka dhe të jenë në shoqëri, është mirë të kalosh kohë me ta.
Shqetësohen për të tjerët
Ata janë njerëz të ndjeshëm, mbrojtës dhe të vëmendshëm. Ata kujdesen shumë për të tjerët, veçanërisht kur diçka nuk është në rregull.
Inteligjentë dhe kuriozë
Ata pëlqejnë të njohin, mësojnë dhe zbulojnë, dhe kur e kanë pasion thellohen në çdo temë.
Simpatikë
Me simpatinë e tyre ata gjithmonë dinë të shijojnë një mbrëmje dhe t’i rikthejnë një buzëqeshje mikut apo mikes së tyre.
Pëlqejnë udhëtimet
Shigjetarët pëlqejnë të udhëtojnë dhe të jetojnë gjithmonë me valixhet në dorë. Ata pëlqejnë të eksplorojnë, zbulojnë, mësojnë dhe jetojnë jetën e tyre në këtë mënyrë, edhe kur nuk janë duke udhëtuar. / meb.al