Horizonti.al

10 kuriozitete për “London Eye”

Pa dyshim është një nga gjetjet më të veçanta të Londrës, por a e dinit se “London Eye” fillimisht u inaguarua si një strukturë e përkohshme?

Ja disa të dhëna kurioze rreth saj.

U inagurua formalisht nga kryeministri Tony Blair në 31 dhjetor 1999, por u hap për publikun në mars 2000.

“London Eye”  iu desh 7 vjet për t’u ndërtuar dhe u skicua nga arkitektë të ndryshëm si Mark Sparrowhawk, David Marks dhe Julia Barfield. U deshën më shumë se 1700 ton çelik britanik dhe më shumë se 3000 ton cemento për themelet.

Ka 32 kabina që përfaqësojnë 32 njësitë e Londrës dhe kanë numrat nga 1-12 dhe nga 14-33. Numri 13 nuk ekziston për arsye supersticioze.

Ndriçohet me ngjyra për të shënuar raste të veçanta, p.sh me rastin e dasmës së Princit Uilliams dhe Kejt Midëlltonit u ndriçua me ngjyrat e kuqe, blu dhe të bardhë.

Në 2 qershor të 2013 një kabinë u quajt “Kabina e Kurorëzimit” për të festuar 60 vjetorin e kurorëzimit të Mbretëreshës Isabel e II.

Pishtari Olimpik u ngjit në “London Eye” në vitin 2012 në duart e Amelia Hempleman-Adams, 17 vjeçe, personi më i ri që ka bërë ski  në Polin e Jugut.

Më shumë se 5000 çifte janë martuar që prej inagurimit.

Është vendi turistik më popullor i Mbretërisë së Bashkuar që pret 3.5 milionë njerëz çdo vit.

Ashtu si Kulla Eifel, “London Eye” u planifikua fillimisht si një strukturë e përkohshme, por në korrik 2002 Këshilli  Lambeth i dha liçencë të përhershme.

Të famshmëve u pëlqen të vizitojnë vendin më të lartë në Europë. Supermodelja Kate Moss mban rekordin për britanikët me 25 xhiro. Aktorja e Hollivudit, Jessica Alba e mban për të huajt me 31 xhiro. / horizonti.al

 

Leave a Reply

Back to top button