Psikologji

10 mënyrat për të mbajtur larg negativitetin nga marrëdhënia juaj

Për të mbajtur mënjanë çdo gjë negative që të ndikojë në marrëdhënien tuaj, bëni mirë t’i bëni pjesë të përditshmërisë suaj këto mënyra:

  1. Mbani një komunikim të hapur. Çelësi i një marrëdhënieje të suksesshme është komunikimi.
  2. Mos ia vini në dukje anët negative personit tjetër, sikur të ishin e keqja më e madhe që ekziston.
  3. Vlerësojeni personin tjetër dhe bëjeni të kuptojë se është personi më i rëndësishëm për ju.
  4. Mos mbani inate. Në vend të tyre, flisni me njëri-tjetrin, sqarohuni dhe harrojeni çfarë ka ndodhur.
  5. Lëreni mënjanë xhelozinë. Nëse e doni personin që keni pranë, bëni mirë ta besoni atë.
  6. Mos bini pre e ankesave. Mjaft u ankuat kur diçka nuk shkon mirë. Luftoni t’ia dilni mbanë bashkë.
  7. Mos e krahasoni marrëdhënien tuaj të tjerat. Çdo çift është i veçantë në mënyrën e vet.
  8. Mos u përpiqni ta ndryshoni dikë, sepse ju doni. Bëjeni të kuptojë se ndryshimi i shërben dhe vetë atij.
  9. Sillni mirësi në lidhjen tuaj. Tregoni zemërgjerësi për njëri-tjetrin dhe për të tjerët që ju rrethojnë.
  10. Qeshni më tepër. Mos e lini seriozitetin e përditshmërisë, ta pengojë fëmijën që keni brenda jush të dalë në pah.

Leave a Reply

Back to top button