- Ata që dëshirojnë të arrijnë suksesin, nuk kërkojnë për leje. Ata ndjekin atë çfarë u thotë zemra e tyre dhe bëjnë atë çfarë u thotë mendja e tyre.
- Është e pamundur të ndryshosh të shkuarën, por është plotësisht e mundur të projektosh të ardhmen. Ndaj, mos u shqetëso për të shkuarën. Jetoje të tashmen dhe mendohu mirë për të ardhmen tënde.
- Në jetë nuk kanë rëndësi lotët, por buzëqeshjet. Nuk ka rëndësi frika, por guximi. Nuk ka rëndësi dhimbja, por lumturia që fiton në fund të diçkaje të mirë.
- Suksesi kërkon tri përkushtime nga ana e kujtdo prej nesh: të jemi të vendosur, të jemi të duruar dhe të mos lodhemi nga puna, sado e vështirë të na duket.
- Mos kërko për dikë që mund të zgjidhë problemet e tua. Shko dhe shikohu në pasqyrë. Shikoje veten direkt e në sy. Aty ke për ta parë njeriun që do të zgjidhë problemet e tua. Ai je ti, ndaj besoji vetes dhe me guximin e duhur bëj gjithçka për të ecur përpara në jetë.
- Qesh si fëmija. Ki besim si dielli. Fluturo si flutura dhe më beso, askush nuk ka për të të ndalur nga të qenurit i suksesshëm.
- Nëse frika se je duke bërë gabime po qëndron për një kohë të gjatë në zemrën tënde, dije se nuk ke për të qenë asnjëherë një udhëheqës i mirë. Është e rëndësishme të kapërcesh frikërat e tua dhe të ndërmarrësh rreziqe me guxim.
- Të mësosh të ndihmon të rritesh fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht, ndaj mos u ndal asnjëherë së mësuari.
- Gjithmonë pranoji kritikat me krahët hapur. Kritikat të bëjnë të kuptosh gabimet e tua. Kjo gjë do të të nxisë të punosh në mënyrë akoma më të efektshme.
- Të jesh pozitiv në jetë ka një rëndësi shumë të madhe. Mendimet pozitive ju japin rezultate pozitive. Jini pozitivë në çdo gjë që bëni dhe do të jeni padyshim të suksesshëm. / bota.al
1 minute read