Speciale

10 mrekulli arkitekturore të botës, që duhet t’i vizitoni patjetër

Screen Shot 2016-07-23 at 08.11.03

Tempulli Meenakshi Amman, Tamil Nadu, Indi

Tempulli Meenakshi Amman në shtetin e Tamil Nadu në juglindje të Indisë, ka marrë emrin e avatarit të perëndeshës hindu Pavarti. Me 14 gopurame (kulla të mbushura me figura fetare) dhe mbi 33 mijë skulptura brenda tempullit, ky tempull është një prej mrekullive arkitekturore më pak të njohura, por më të mrekullueshme në botë.

gjb

Buda gjigand, Kinë

Buda i gurtë më i madh në botë është në Leshan, Kinë, në pikëpjekjen e tre lumenjve. Vetëm gishtat e tij janë 3.4 metra të gjatë. Vetë Buda gjigand i Leshanit është 71 metra i gjatë dhe ka 1021 vrima në flokë, për të tharë ujin nga statuja. Murgu Hai Tonk e porositi statujën për të qetësuar shpirtërat e ujërave të lumit, që mendohej se ishin përgjegjës për shumë përmbytje të varkave.

Screen Shot 2016-07-23 at 08.13.44

Xhamiu e Sheikut Loftollah, Iran

Një prej shembujve më të mirë të arkitekturës iraniane Safavide, ndodhet në pjesën lindore të Isfahanit, në Sheshin Maghsh-i Jahan në Iran. Xhamia e Sheikut Loftollah është një mrekulli arkitekturore unike. Ajo nuk ka minare apo oborre. Arsyeja? Ajo u ndërtua fillimisht për gratë e haremit të shahut. Tjegullat e kubesë ndryshojnë ngjyrë gjatë ditës, nga krem në të purpurt.

Screen Shot 2016-07-23 at 08.14.27

Chand Baori, Rajasthan, Indi

Një shembull i mrekullueshëm i matematikës në arkitekturë, Chand Boari i Indisë është një ndërtesë e shekullit 10, ngritur për të siguruar furnizimin me ujë në rajonin e shkretëtirës të Rajasthanit. Pusi më i thellë në botë, Chand Boari shpon deri 30 metra nën koren e Tokës dhe përdor 13 leva si dhe një total prej 3500 hapash për të mbërritur në fund. Legjendat vendas thonë se Chand Boari u ngrit prej fantazmave në një natë të vetme.

Screen Shot 2016-07-23 at 08.15.39

Palmira, Siri

E futur në vëmendjen ndërkombëtare për shkak të ISIS, Palmira në Siri është (për momentin) një shembull i ruajtur mirë i rrënojave të lashta që janë përdorur nga shumë qytetërime të dikurshëm. (Mund të jetë përmendur edhe në Biblën e Hebrenjve). Palmirasit e lashtë ishin tregtarë legjendarë, që ngritën koloni përgjatë Rrugës së Mëndafshit dhe që zhvillonin tregti me pjesën më të madhe të Perandorisë Romake.

Screen Shot 2016-07-23 at 08.16.56

Sacsayhuaman, Peru

Në skajet e Cuscos, në Peru, ndodhet Sacsayhuaman: rrënojat e një kështjelle të lartë Inkase. Më pak fotozhenike dhe e njohur se sa Machu Picchu, Sacsayhuamani është një mrekulli e inxhinierisë njerëzore. Mijëra vite më vonë, as edhe një fije letër nuk mund të nxihet mes gurëve të mureve, ku më i madhi peshon 120 tonë.

Screen Shot 2016-07-23 at 08.17.37

Xhamia e Madhe e Xhenes, Mali

Xhamia e Madhe e Malit në Xhene është një mrekulli e vërtetë arkitekturore. Ndërtuar në vitin 1907, ndërtesa është më e madhja strukturë balte në botë si dhe një prej shembujve më të mirë të akritekturës Sudano-Saheliane. Në një festival lokal në prill dhe maj, vendasit e veshin gjithë xhaminë me argjilë për ta mbrojtur nga të çarat që i shkakton i nxehti i Afrikës Veriore.

Screen Shot 2016-07-23 at 08.19.02

Gjigandi i Rodit, Greqi

Një prej 7 mrekullive të Botës së Lashtë, Gjigandi i Rodit ishte një prej strukturave më të gjata të bëra nga njeriu në botën e lashtë. Me përmasë sa dy të tretat e Statujës së Lirisë (por e ndërtuar 2000 vite më vonë), kjo mrekulli arkitekturore e perëndisë greke të diellit Helius, u ndërtua përreth ishullit të Rodit në vitin 280 para Krishtit.

Screen Shot 2016-07-23 at 08.19.55

Hattusa, Turqi

Perandoria Hittite që dominoi Turqinë jugore dhe lindore e kishte kryeqytetin në Hattusa në Turqinë qendrore. Ky vend Trashëgimi Kulturore e UNESCO-s ishte qendër e Hittitëve deri në rënien e qytetërimit të tyre gjatë Epokës së Bronzit. Ajo njihet edhe për 2 sfinksat dhe tabletat kuneiforme. Një prej tyre është shembulli më i hershëm që njihet i një marrëveshje paqeje. Një kopje ndodhet në selinë e OKB, si shembull i paqes ndërkombëtare.

Screen Shot 2016-07-23 at 08.21.07

Wat Rong Khun, Tailandë

Një prej të paktët tempuj të mëdhenj Budistë në Tailandë është ëat Rong Khun në Chaing Rai (i njohur edhe si Tempulli i Bardhë). Kompleksi është sidomos i njohur për strukturat e bardha dhe, ashtu si Sagrada Familia në Barcelonë, nuk do të përfundohet për dekada: në 2026 parashikohet Sagrada Familia dhe në 2070 Tempulli i Bardhë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button