Psikologji

10 shenjat që tregojnë se ke përkrah mashkullin e duhur

  1. Ai të bën të ndihesh e bukur nga jashtë dhe nga brenda, duke mos vlerësuar vetëm bukurinë tënde të jashtme, por edhe bukurinë e shpirtit tënd.
  2. Ai të frymëzon. Me fjalët, gjestet dhe veprimet e tij, ai bën të mundur që në çdo moment ti të mësosh diçka dhe të duash të ndryshosh diçka për mirë nga vetja jote.
  3. Të mbështet pamasë. Pavarësisht se në çfarë situate gjendesh, e ke vënë re se ai të është gjendur pranë dhe të ka ofruar pa kushte mbështetjen e tij.
  4. Të bën të ndihesh e sigurtë. Edhe kur gjithçka të duket e pamundur për t’u realizuar, ai të fal sigurinë se ti mund ta bësh atë gjë.
  5. Është i ndershëm dhe besnik. Pavarësisht se keni shumë kohë bashkë, asnjëherë nuk ke hasur në situata tradhëtie apo mungese besimi prej tij.
  6. Të bën të lumtur me gjeste të vogla. Ai jo vetëm që di të të bëjë dhurata të shtrenjta, por di edhe të të kënaqë me gjeste e gjëra të vogla, por që ty të falin emocione të mëdha.
  7. Nuk është abuzues. Nuk ka ngritur asnjëherë dorën mbi ty dhe nuk ka ushtruar asnjëherë as dhunë psikologjike ndaj teje.
  8. I pëlqen të rrijë me ty dhe e shfaq hapur këtë gjë. Sa herë që jeni bashkë dhe vjen momenti, kur duhet të ndaheni për të shkuar në shtëpitë tuaja, ai duket sikur nuk do të ndahet prej teje.
  9. Ai është shumë punëtor dhe çdo muaj të ble diçka me rrogën e tij. Mund të ndodhë që edhe të punojë orë shtesë, në mënyrë që të të realizojë një dëshirë që ti ia ke shprehur.
  10. Të vendos ty në vend të parë, pavarësisht çdo situate që mund të ndodhë. Për të ti je personi më kryesor i jetës së tij dhe ai bën çdo gjë, vetëm që ti të ndihesh mirë dhe e lumtur.

Leave a Reply

Back to top button