Analiza

100 arsye për ta dashuruar Italinë. Po ne…? (Foto)

Andi Qinami

‹‹Nuk mohohet dot. Disa aspekte të Italisë na brengosin, disa ndodhi na vëne në siklet edhe pse shpesh, jemi vetë përgjegjës. Çdo ditë zënë faqet e gazetave, të cilat kanë për detyrë të na tregojnë. Por shume të tjera, për fat të mirë, na bëjnë krenarë. Ja njëqind të tilla pa ndonjë renditje të caktuar. Ky nuk është një klasifikim racional, është një listë qe buron nga zemra. Ja pse, pavarësisht të tjerave, jemi të lumtur që jemi italianë››.

Një skaletë imazhesh, fotosh e pikturash shoqëronin listën e sipërpërmendur të gazetarit Severgnini, dalë në gazetën ‘’Corriere della sera’’ disa javë më parë. Më poshtë vetvm disa prej atyre njëqind që kishte listuar gazetari. Ato që më ‘’ngacmuan’’ më shume.

  • Se jemi inteligjentë, kur s’bëhemi dinake.
  • Se jemi gjenialë. Askush tjetër s’është aq i zoti të shndërrojë nje krizë në një festë.
  • Se jemi xhentilë dhe të afte për gjeste të bukura (po pastaj e kemi të vështirë ti kthejmë në sjellje të mira.
  • Se kemi shije. E njohim instiktivisht të bukurën.
  • Se nganjëherë vëmv estetikën para etikës. Është e gabuar, po mbetet një spektakel dëfryes.
  • Se jemi interesantë. Turistë, biznesmenë, Angela Merkel: me ne nuk mërzitesh kurrë.
  • Se në Venezia çdo turist ndjehet poet.
  • Se kokën e kemi në Evrope, barkun në fresk, këmbët lëshuar në ujët e detit.
  • Se vip-at kanë sftroflullat e tyre ku shtyhen, për një copë vend, me rusët e pasur.
  • Se nëpër trena rrjedh jeta. (në ata rajonalë, ngadalë)
  • Se Bari dhe Napoli ‘’rrinë me shpinën kthyer’’ njëri-tjetrit, po e respektojnë njëri-tjetrin.
  • Se nëpër restorante punojnë burra e gra…të vërtetv, jo robotë.
  • Se familjet janë njëhervsh hotele, restorante,  banka, shoqëri sigurimi, hane dhe azile.
  • Se italianët kanë ditur të pikturojnë, të gdhendin, të rrëfejnë, të këndojnë, të recitojnë, të mobilojnv, e të veshin vetë jetën.
  • Se i kemi mësuar botës të ngrënët. Ndoshta jo të gjithëve….po francezëve, anglezëve dhe amerikanëve pa dyshim.
  • Se shpikëm pizza-n, Vespa-n, Fiat-in 500, Makinën e shkrimit Oliveti Lettera 22, dhe xhaketën për gra. Kur bazohemi ke gjërat e thjeshta s’kemi rivalë.
  • Se vjen një moment ….e fikim motorët dhe hatërmbetjet.
  • Se kur amerikanët i drejtohen analistit, ne ulemi për darkë, në tavolinë me fëmijët.
  • Se të shumtë na kritikojnë, por të gjithë na kopjojnë.

Flasin qartë e thonë shumë.

Dëgjohet këto kohë nëpër konferenca, lexohet nëpër artikuj. ‹‹Italianët janë bërë si ne…››;‹‹Vijnë këtu për të kërkuar punë,… apo..››…etj.

E prapë sforcohem të gjej këtëngjashmëri të madhe, si për mirë, si për keq.

Për shumë arsye, vetë nuk do tia dilja, në këtë moment, të shkruaja një listë të tille qoftë dhe eksluzivisht personale…..

Ftesa është …mendoni e nëqoftëse do t’ia dilni të gjeni, renditni qoftë edhe vetëm dhjetë. Lista e Severgnini-t është online, ndoshta për të ofruar ndonje ngjashmëri, si për ndihmë.

Shumë më mirë sikur të evitoheshin patetizmat: se‘’balta më e ëmbël se mjalta’’; (respekt maksimal për të parin që e tha), se ushqimet janë bio; apo… se kam mamin dhe babin; do të punoj ke biznesi i babit; (këto dy të fundit, në fakt, pranohen), se ne kemi Dhërmiun;…e të tjera ksi lloji.

E pse dikush duhet të na dojë? Pse dikush duhet të na kopjoje? Pse ndonjëherë dikush të dojë të jetë si ne?

Screen Shot 2014-06-10 at 1.10.27 PM Screen Shot 2014-06-10 at 1.10.22 PM Screen Shot 2014-06-10 at 1.10.15 PM Screen Shot 2014-06-10 at 1.10.10 PM Screen Shot 2014-06-10 at 1.10.05 PM Screen Shot 2014-06-10 at 1.10.00 PM Screen Shot 2014-06-10 at 1.09.55 PM Screen Shot 2014-06-10 at 1.09.49 PM Screen Shot 2014-06-10 at 1.09.43 PM Screen Shot 2014-06-10 at 1.09.37 PM Screen Shot 2014-06-10 at 1.09.31 PM Screen Shot 2014-06-10 at 1.09.25 PM Screen Shot 2014-06-10 at 1.09.19 PM Screen Shot 2014-06-10 at 1.09.12 PM Screen Shot 2014-06-10 at 1.09.06 PM Screen Shot 2014-06-10 at 1.08.55 PM Screen Shot 2014-06-10 at 1.08.47 PM Screen Shot 2014-06-10 at 1.08.40 PM Screen Shot 2014-06-10 at 1.07.23 PM

Leave a Reply

Back to top button