Horizonti.al

100 ditët që bënë historinë / 1 tetor 1949: Dita kur gjigandi i fjetur u zgjua

Screen Shot 2016-04-06 at 18.37.28

“Revolucioni nuk është si një mbrëmje feste, ose qëndisje. Eshtë e nevojshme të vësh në zbatim mbretërimin e terrorit, në cdo fushë”.

Mae Ce Duni e ka një plan kur i drejtohet Republikës Popullore të Kinës në Pekin, në 1 tetor 1949. Ai dëshiron ta shndërrojë vendin e varfër dhe kryesisht rural, që zë pothuaj një të katërtën e popullsisë së botës, në një fuqi industriale. Dhe në këtë proces do të përdorë gjithë metodat që i sheh të përshtatshme: mes viteve 1958 dhe 1962, 45 milionë njerëz vdiqën nga uria, gjatë fushatës së pamëshirshme të industrializimit. Ndonëse Mao e shpall “një hap të madh përpara”, në të vërtetë është vrasja masive më e madhe në histori. Por kjo nuk e dëmtoi statusin e tij të kultit – edhe sot e kësaj dite, portreti i Maos qëndron varur në Derën e Jetës së Përjetshme në Pekin. Pothuaj 40 vjet pas vdekjes, atë ende e nderojnë. “Eshtë një model për pronarët e kompanive”, thotë Eduard Zeng, bosi i një prej kompanive më të mëdha të Internetit në Kinë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button