Analiza

100 dollarë, viagra dhe kokainë: Kështu luftojnë militantët e Kalifit

Marrin amfetamina dhe kokainë gjatë luftimeve. Një rimbursim shpenzimesh nga 100 dollarë në ditë dhe viagra për përdhunimet, kjo është ana e fshehtë e atyre që therrin njerëz

Screen Shot 2015-02-21 at 17.21.46

Njëqind dollarë në ditë, drogë dhe një njollë e zezë mbi dokumentat e identitetit:kështu mund të bëhesh një luftëtar i ISIS-it. Sikurse tregojnë ekspertët e shërbimeve të inteligjencës në Evropë, Shteti Islamik është një ushtri e vërtetë.
Me rregullat dhe ritualet e saj të terrorit. Milicia është ajo e një grupi terrorist në zgjerim, e cila ka për qëllim ta paraqesë botën si një realitet “shtetëror”. “Përbërja e milicive të ISIS-it, është gjithnjë e më e larmishme.
Ashtu janë edhe armatimet e tij, që vijnë nga 80 vende të ndryshme (më së pari nga SHBA, për shkak të luftës në Irak, Rusia për shkak të furnizimeve, që Moska ka kryer regullisht ndaj rregjimit të Damaskut dhe Franca)”- shpjegon për gazetën italiane “La Reppublica”, Pol Bitles, studiues dhe ekspert i radikalizmit islamik në “Institutin për Studime Politike Ndërkombëtare”. Sipas vlerësimeve të CIA-s në fundit të vitit 2014, janë mbi 30 mijë xhihadistët e Shtetit Islamik. Nga shtysa kryesore, që është ajo e “motivit fetar”, diagrama e luftës së xhihadit, përputhet pak me atë që mund të quhet një ushtri “normale”, si për shembull ajo izraelite, amerikane, apo franceze.
Ndonëse burimet amerikane flasin për një pagë ditore prej 200 dollarësh në ditë për çdo luftëtar, në të vërtetë “paga” mesatare, që Kalifati jep për militantët e saj-sipas burimeve autoritare të antiterrorizmit në Bruksel- vërtitet në mes 80 dhe 120 dollarëve në ditë. Një mesatare e arsyeshme, mund të avitet tek 100 dollarët.
Tre milionë dollarë. Kaq shumë kushton çdo ditë milicia e Kalifatit (duke llogaritur vetëm shpenzimet direkte për luftëtarët). Plot një miliardë dollarë në vit. Në mesin e milicive, është parashikuar gjithashtu edhe pushimi. Shtatë ditë në javë, një muaj shërbim i vazhdueshëm. Pastaj, në varësi të vlerësimit, të kryer nga drejtuesit e emëruar nga “kolonelët” të këshillit ushtarak, jepen disa ditë pushim:3 deri maksimumi 5 ditë.
Ka një zyrë të posaçme, që licenson të drejtën për tu larguar, e autorizon guerrilasin për të lëvizur larg nga fronti. Përpjekjet për tradhti, dënohen ashpër, nganjëherë edhe me vdekje. Kushdo që lufton i jepet drogë, kryesisht ato sintetike:amfetamina dhe metamfetamina. Por ka edhe kokainë.
Si në të gjitha konfliktet e tjera, duhet të jesh qartësisht agresiv. Sidomos aty ku duhet të përparohet më tej, duke pushtuar territore të reja, dhe duke u përpjekur të mposhtin popullatën.
Përveç kartave të kreditit, telefonave celularë me një numër të konsiderueshëm të kartave SIM, lejet e dhëna dhe pikave të “vërtetuara”, xhihadistëve u jepet edhe Viagra, e cila është përdorur rëndom në terren për përdhunimet e grave. Kjo është fotografia e vdekjes dhe e terrorit, që gjallon brenda ISIS-it.

Leave a Reply

Back to top button