Histori

11 Dhjetor 1241: Dita kur një funeral shpëtoi Europën nga Hordhia e Artë

Seria: Ditët që ndryshuan botën

Screen Shot 2016-03-05 at 11.41.08

Në fillim, të vetmet histori të përgjakshme që qarkullojnë në Europë për mongolët, janë histori të përgjakshme tmerri. Luftëtarët e egër thuhet se torturojnë brutalisht të burgosurit dhe i vrasin me sa më shumë dhimbje që të jetë e mundur. Ata ndërtojnë piramida me kafkat e viktimave, përpara se t’i lyejnë me vaj dhe t’u vënë flakën. Dhe kur rrethojnë një qytet, thuhet se trupat e sakatuar të armiqve i hedhin mbi mure. Kur Hordhia e Artë nis fushatën drejt perëndimit, historitë e tmerrit bëhen realitet.

Nën Batu Khanin, nip i Genghis Khanit, mongolët pushtojnë Moskën, diegin Kievin dhe shkatërrojnë ushtritë gjermane, polake dhe hungareze. Ata përhapin frikë dhe terror dhe zjarr dhe gjak. “në vitin 1241, luftëtari mongol Batu Khan është gati duke pushtuar Vienën dhe shkatërruar Perandorinë e Shenjtë Romake”, thotë historiani Timothy Snyder i Yale University. “Asnjë fuqi europiane nuk do të kish qenë në gjendje të parandalonte këto trupa që të mbërrinin deri në Atlantik”. Por në fillimin e vitit 1242, mbrojtësit e Vienës nuk u besojnë syve: mongolët thjeshtë largohen nga vendfushimet.

Do të kalojnë shumë vite përpara se europianët të mësojnë se cfarë i ndali mongolët brutalë: në 11 dhjetor 1241, Ogedei Khan vdes papritur në kryeqytetin mongol të Karakorumit.

Ogedei ishte një Khan i Madh dhe udhëheqës i perandorisë mongole. Yassa, kodi mongol i shkruajtur në fshehtësi, detyronte khanët e tjerë të merrnin pjesë në “kurultai” – mbledhja e këshillit politik për të vendosur për pasardhësin e Ogedeit. Për Timothy Snyderin, kjo ishte ndër ditët më të rëndësishme të hsitorisë së Europës: “Nëse Ogedei do të kish vdekur më vonë, Europa si e njohim sot nuk do të kishte ekzistuar”.

/bota.al

Leave a Reply

Back to top button