Analiza

11 rite paganë, të çuditshëm dhe surrealë

Në shumë vende përreth Europës, pranvera sjell edhe një seri ritesh paganë dhe festivalesh karnevalesh që – në disa raste qysh prej viteve të parë të krishtërimit – kanë shërbyer si mënyrë që qeniet njerëzore të komunikojnë me natyrën, si dhe të festojnë rikthimin e pranverës. Shumë prej këtyre traditave, sado të cuditshme që mund të duken, praktikohen edhe sot.

Gjatë riteve tribalë, që festojnë ndryshimin e stinëve, ritet e kalimit, vdekjen, pjellorinë dhe ngjarje të tjera, burrat vishen me kostume dhe dalin në rrugë, duke fshehur fytyrën dhe duke u shkrirë në një amalgamë njeriu dhe kafshe. Në thelb, njerëz të qytetëruar shndërrohen në njerëz të egër.

Në dimrin e 2010 dhe 2011, fotografi Charles Freger udhëtoi në 19 vende, duke dokumentuar këta rite të përqëndruar tek mashkulli. Ai e quajti serinë “Njeriu më i egër”.

“U gjenda përballë dickaje shumë radikale, pa fytyrë”, i tha Freger revistës Slate për përvojën e tij. “Ishte më shumë një personazh me maskë dhe një fokus ku trupi është më i rëndësishëm se vetë fytyra”. Veshjet, të bëra me lëkurë kafshësh, bimë vendëse dhe materiale të tjerë, zënë një hapësirë surreale mes vetvetes dhe tjetrit, dhe është pothuajse e pamundur t’i injorosh.

“Duket sikur përfaqësojnë gjithcka që vjen nga jashtë realitetit”, shpjegon Freger.

Veshjet dhe maskat ndryshojnë nga një vend në tjetrin, në varësi të traditës vendase. Në Itali, burrat vishen si cjepër apo arinj, kurse austriakët transformohen në versione të Krampusit, shoqëruesi shumë më i keq i Santa Clausit. Megjithatë, përtej specifikave, maskat universalisht fshehin kufijtë mes realitetit dhe legjendës, shkencës dhe spiritualitetit, qytetërimit dhe natyrës së egër. Të gjitha i shuajnë vijat që ndajnë njeriun nga kafsha dhe përpiqen të ndërtojnë një urë mes botës së djeshme dhe botës së sotme.

Njerëzit e egër në fotografitë më poshtë ngjajnë me dordolecë, pemë Krishtlindjesh të rritura më shumë se duhet si dhe kushërinj të tmerrshëm të personazheve të “Game of thrones”. Sado të pabesueshëm që janë kostumet, ajo që të habit më shumë është se këto praktika vazhdojnë të ekzistojnë tek shumë europianë modernë. Gerald Creed, që ka studiuar traditat e maskave në Bullgari, i tha National Geographic: “Ata të gjithë e dinë që nuk duhet t’i besojnë”. E megjithatë, pavarësisht cinizmit bashkëkohor, ka dicka të magjishme në gjithë këtë, që i mban gjallë traditat.

Shikojini bishat më poshtë dhe lëreni të lirë imagjinatën.

o-WILDR-900 slide_351700_3799721_free slide_351700_3799722_free slide_351700_3799723_free slide_351700_3799724_free slide_351700_3799725_free slide_351700_3799726_free slide_351700_3799727_free slide_351700_3799729_free slide_351700_3799730_free slide_351700_3799731_free

Leave a Reply

Back to top button