Histori

12 Sekretet e mëdha, që njerëzimi i harroi

Screen Shot 2015-04-02 at 23.43.16Mallkimi më i madh i njeriut modern është Harresa. Si një sëmundje ngjitëse, harresa ka depërtuar përmes qënies dhe bëmave të njeriut. Individualisht, kolektivisht, historikish dhe në mënyrë kulturore, jemi të lidhur me harresën. Jo vetëm që kemi harruar të shkuarën tonë, por edhe vendin në të tashmen dhe përgjegjësitë për të ardhmen. Në nivelin personal, niveli jonë i vetëdijes i bazuar në ego na mban në këtë gjendje harrese – për të shkatërruar lidhjen tonë si qënie me çdo gjë tjetër në univers. Në nivelin kolektiv, kjo harresë çohet përpara dhe riforcohet nga mjetet kulturore e shoqërore – duke na magjepsur me një realitet të pavetëdijshëm konsumit, jetë jo-autentike dhe një mendje materialiste.

Ana pozitive e kësaj është se të gjithë kemi mundësinë të rikujtojmë dhe të rilidhemi me veten tonë dhe me universin. Ja ku është një listë e gjërave që besoj që i kemi harruar, ose më mirë, një listë e gjërave që duhen mbajtur mend:

1. HARRUAM VENDIN TONË NË BOTËN NATYRORE:

Gjatë 200 viteve të fundit jemi shkëputur nga natyra. Kemi keqpërdorur, prishur, konsumuar dhe tentuar të kontrollojmë natyrën, vetëm për të ushqyer lakminë dhe mosngopjen tonë, të drejtuar nga marrëzia personale. U përpoqëm tu distanconim nga ciklet natyrore të jetës. Harruam të dëgjojmë dhe të kuptojmë ritmet dhe ciklet e tokës – shenjat e saj dhe gjuhën e saj. Harruam të ndiqnim rrugën e natyrës dhe të jetonim në ekuilibër me të.

2. HARRUAM LIDHJEN TONË ME UNIVERSIN DHE JETËN:

Duke u shkëputur nga natyra, harruam që jemi të lidhur thellë me të dhe me ciklet e universit. Vetëm disa fise jashtë “qytetërimit”, që ndjekin rrugët trashigimore të lashta, e kanë ruajtur dhe respektuar këtë lidhje. Ne, në anën tjetër, kemi krijuar një ide ndarjeje, e cila na ka sjellë ku jemi sot. Harruam që e gjithë vetëdija e njerëzve dhe qënieve tjera është e ndërlidhur në një kërcim të mrekullueshëm.

3. HARRUAM DIJET E LASHTA:

Harruam dijet tona të lashta. Në rrugën për dijet shkencore nëpërmjet racionalizmit të mendjeve tona, harruam dijet që burojnë nga hapja e zemrës. Harruam historitë e vjetra dhe mençurinë e lashtë që kaloi dorë më dorë, që nga vështruesit dhe të mençurit e parë, që jetuan në harmoni me universin.

4. HARRUAM RRUGËN TONË DHE ËNDRRAT TONA

Duke ikur larg rrugës tonë të brendshme, harruam të ëndërrojmë ëndrrën e jetës. Më e rëndësishme, harruam  se si të zgjohemi nga ëndrra për të parë natyrën tonë të vërtetë, si bashkë-krijues të jetës- si ëndërrimtarë. Harruam që kemi fuqinë për të realizuar ëndrrat duke përdorur fuqinë e synimit për të manifestuar ëndrrat tona.

5. HARRUAM QËLLIMIN TONË

Me tepër shumë muhabete koti, zhurma dhe hutime në këtë realitet, harruam se për çfarë jemi këtu. Harruam qëllimin tonë. Tani kemi ngecur në realitetin e krijuar prej nesh. Humbëm idenë e veçantisë tonë, atë shkëndijën e brendshme që na drejton drejt lumturisë dhe kuptimit të asaj që jemi. Harruam që jemi qënie spirituale me një formë fizike, të lidhur me universin.

6. HARRUAM SE ÇDO GJË ËSHTË DASHURI:

Ky mbase është misteri më i thellë i gjithçkaje, të cilin vetëm pak veta e kuptojnë. E vërteta është e fshehur diku thellë tek ne. E kemi ditur, por kohët e fundit kemi harruar shumë. Harruam që gjithçka në univers është energji dhe vetëdije dhe se dashuria është fabrika që mban gjallë këtë ekzistencë dhe këtë vetëdije.

7. HARRUAM TË FALIM:

Duke na shtyrë të besojmë se jemi të ndarë dhe jo të lidhur me të tjerët dhe çdo gjë tjetër (përfshirë edhe natyrën), harruam të falim. Në kuptimin më të thellë, falja është akti i rikujtimit të vetes tonë që jemi një me çdokënd dhe gjithçka dhe se nuk ka viktima. Jemi të gjithë bashkë duke lëvizur së bashku në rrjetën e madhe që quajmë jetë.

8. HARRUAM TË JEMI TË LIRË:

Kujtoja vetes një gjë çdo ditë: Je krijuar për të qenë i lirë. Jemi të lindur dhe të rritur në një “realitet” ku liria është vetëm një koncept. Jemi të lidhur me frikat, keqkuptimet, ideologjitë fallso, përfitimet materiale dhe jemi të mbajtur peng nga disa ligje që sigurojnë interesat e disave që janë pak, por na drejtojnë. Na bënë të harronim që jemi të lirë dhe duhet të jemi të tillë pa frikë ose faj.

9. HARRUAM FUQINË TONË TË VËRTETË:

Të jetuarit në frikë na ka bërë të harrojmë sa të fuqishëm jemi. Harruam fuqinë tonë të dashjes dhe synimit për të ndryshuar realitetin. Jemi si të hipnotizuar vetëm për të ndjekur rregullat dhe shenjat si të ishim makineri.

10. HARRUAM MËSIMET QË MORËM NGA HISTORIA:

Nëse ka diçka që na mëson historia është se sa shpejt harrojmë mësimet. Kohë pas kohe i përsërisim të njëjtat gabime, kemi ngecur në lakmi dhe vetë-shkatërrim. Nuk mund të fajësohemi individualisht për gabimet e bëra nga njerëzimi gjatë të shkuarës, por jemi përgjegjës që ti kujtojmë ato gabime dhe mos t’i bëjmë më.

11. HARRUAM TË JEMI TË THJESHTË:

Jeta njerëzore u bë më komplekse dhe e ngatërruar. Jemi të joshur nga shkëndijat e të pasurit më shumë dhe jo nga fuqia e të pasurit më pak. Harruam të jemi të thjeshtë dhe të jetojmë në thjeshtësi. Jeta është shumë e thjeshtë. Thjeshtësi do të thotë ti heqim të gjitha gjërat dhe idetë e panevojshme që na heqin vëmendjen nga qëllimi i jetës tonë dhe të vërtetat e tjera që kemi harruar.

12. HARRUAM TË BESOJMË DHE TË HABITEMI:

Kemi humbur habinë tonë për botën. Harruam të habitemi nga mrekullia e jetës. Nuk na duket më një gjë e mahnitshme. Skepticizmi ynë dhe pamja cinike e botës, na bëri të humbim besimin tek vetja dhe universi. Harruam të besonim. Nuk po flas për besim fetar. Po flas për besim në vetvete dhe qëllimet tona. Mbase kjo është tragjedia më e madhe. Na dobësoi dhe na e mori shpirtin.

Leave a Reply

Back to top button