Enciklopedike

12 vajza me të njëjtat simptoma misterioze

Screen Shot 2015-04-28 at 20.35.12

Në atë që shumë njerëz do ta quanin si një episod histerie masive, 12 vajza nga një shkollë në Nju Jork ndanë një eksperiencë, që i detyroi doktorët të kërkojnë për të gjetur një shpjegim.

Pasi dremiti një ditë në 2011-ën, njëra nga nxënëset, Tera Sanchez, u zgjua me gjymtyrë të pakontrollueshme dhe tik nervor vokal. Diçka si kjo nuk i kishte ndodhur kurrë më parë, sidomos jo ato shpërthimet gojore të çuditshme që e bënë atë të dukej sikur vuante nga sindroma e Tourette-s. Më e çuditshme sesa kjo ishte fakti që 11 vajza të tjera nga shkolla e lartë e Sançesit zhvilluan të njëjtat simptoma. Një neurolog i diagnostikoi të gjitha vajzat me një çrregullim transformues. Me fjalë të tjera, ai besonte se incidenti ishte një rast i histerisë masive. Doktorë të tjerë besonin se stresi ishte faktori kryesor që shkaktonte këto simptoma të çuditshme. Dy mama, duke përfshirë mamanë e Tera-s, kanë sfiduar gjetjet e doktorëve. Megjithëse zyrtarët shëndetësorë u siguruan se asgjë në shkollë vetë nuk i bënte vajzat të sëmureshin, dy nënat nuk u dhanë si provë për hetimet e udhëhequra nga këta zyrtarë dhe janë të pakënaqura me gjetjet e tyre.
Tera ishte akoma duke u dridhur, duke belbëzuar, dhe duke vuajtur nga shpërthime të pakontrollueshme vokale javë më vonë gjatë një interviste në shtyp. Deri më sot, nuk është dhënë asnjë shpjegim i kënaqshëm për incidentin. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button