Psikologji

12-vjeçari, Demarjay Smith, dëshiron t’ju japë këtë mesazh të fuqishëm për jetën

“Zoti më kapi nga shpatulla dhe më tha: “Po të dhuroj ty jetën. Kjo nuk është një dhuratë si gjithë të tjerat që e merr, ulesh dhe e shijon. Kjo është puna jote. Vendos punë në jetën tënde. Lufto dhe përkushtohu për të bërë punën e duhur. Kjo jetë nuk është e thjeshtë, sepse duhet të përpiqesh për të arritur gjërat që dëshiron. Ajo që ti dëshiron të arrish, nuk do të bëjë asnjë përpjekje për të ardhur tek ty”.

Më lejo të të them diçka, nëse ti kërkon të arrish një arsimim të caktuar, duhet të shkosh në shkollë për të mësuar, apo jo? Shkolla nuk do të vijë tek ti. Vetëm duke shkuar në shkollë përditë, duke mësuar çdo gjë dhe duke sqaruar çdo pyetje që ke, do të mund të bëhesh i zgjuar. Mos u bëj përtac duke u ulur në divan për të parë televizor, për të luajtur lojëra në celular, apo për të shpenzuar kohë në rrjetet sociale. Përqendrohu se ku do të arrish. Çdo gjë ka lidhje me përqendrimin.

Nëse duam muskuj dhe të ndërtojmë trupin tonë, duhet të shkojmë në palestër dhe të mos përtojmë për të shkuar sërish, edhe kur të ndihemi të lodhur. Nëse duam të shkojmë në universitet, duhet të ulemi me orë të tëra e të studiojmë.

Nuk vijnë të tjerët për të të marrë në universitet. Duhet t’u provosh ti të tjerëve se sa i zgjuar, sa i inteligjent je dhe sa mirë flet që të të pranojnë në universitet. Është e lehtë të dalësh kot rrugëve dhe të humbasësh kohën tënde, por jo. Nuk bëhen kështu gjërat. Ti ke nevojë për arsimim. Ti duhet të shkosh në shkollë dhe të mësosh. Ti ke persona me trup të bukur që i pëlqen dhe dëshiron t’i arrish, atëherë bëj ushtrime fizike dhe mos u ndal. Përgatit plane përgjatë ditës dhe realizoji ato.

Besoje diçka. Arrije. Bëhu siç do. Zoti i dha kujtdo një dhuratë dhe secilit nga ne dëshiron t’ia shprehë me vepra, se asgjë nuk do të jetë e lehtë dhe se duhet të luftosh për të arritur gjërat që dëshiron. Për ta bërë këtë gjë, duhet të përqendrohesh mirë tek objektivat e tua. Mos prano asnjëherë ta shohësh veten të dobët përpara të tjerëve!” / bota.al

Leave a Reply

Back to top button