Letersi

120 Ditët e Sodomës, apo Shkolla e Libertarianizmit – Markezi De Sade

Screen Shot 2016-08-24 at 14.57.45Veprat më të rëndësishme të shkruara në burg

Njëqindenjëzet Ditët e Sodomës u shkrua në vetëm 37 ditë në një rrotull letre 12 metra të gjatë nga fisniku francez Donatien Alfons Fransua, Markezi dë Sade. Ai u shkrua në vitin 1785, gjatë burgimit të Sade në Bastijë. Kur kjo e fundit u sulmua 4 vjet më vonë, vepra iu rrëmbye, dhe Sade shkroi më vonë se “derdhi lotë gjaku” për humbjen e dorëshkrimit.

Ai jetoi pjesën e mbetur të jetës duke mos ditur se çfarë kishte ndodhur me librin, deri kur vdiq në vitin 1814. Vepra më në fund u gjet dhe botua në vitin 1905. Romani i papërfunduar, të cilën vetë Sade e quajti “përrallën më të pistë që ka ekzistuar ndonjëherë qëkur ka filluar bota jonë” përfshin në periudhë kohore 5-mujore, duke treguar historinë e 4 fisnikëve, që qenë izoluar në një kështjellë të largët mesjetare me 50 viktima, të cilët i përdorin për të vënë në jetë fantazitë e tyre seksuale.

Burrat kënaqën çdo lloj epshi me vajza dhe djem të moshës 12-vjeçare, në bazë të 4 pasioneve të njëpasnjëshme – e thjeshta, kompleksja, kriminalja dhe vrastarja. Vepra origjinale u shit për miliona euro, dhe termat “sadizëm” dhe “mazokizëm” e kanë origjinën pikërisht nga emri i tij. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button