Histori

1350 vite para se të lindte Krishti, një çift faraonësh “dëboi” perënditë

nefertiti

Seria: 100 ditët që tronditën historinë

Brenda një dite të vetme, njëqind Perëndi u ndaluan. Rreth 1350 vite përpara lindjes së Krishtit, çifti i faraonëve, Akhenaten dhe Nefertiti e ngjitën Atenin në statusin e Perëndisë së vetme të Egjiptit. Tempujt e perëndive të vjetra u mbyllën dhe priftërinjtë u zhveshën nga pushteti i tyre. Vetëm besimi tek Ateni lejohej, perënditë e tjera u ndaluan tërësisht.

“Kjo e bën Akhenatenin, personin e parë që u përpoq të vendosë një monoteizëm strikt”, thotë egjiptologu Erik Hornung. Megjithatë, pas vdekjes së Akhenatenit, reformat fetare të faraonit morën fund me shpejtësi. Por ideja – njëherë që u ngulit në kujtesën e njerëzimit – vazhdon edhe sot. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button