Psikologji

14 çelësat për të jetuar një jetë të lumtur. Lexoji. Reflekto. Zbatoji

  1. Ne jemi përgjegjësit e lumturisë sonë. Mos e vendos asnjëherë çelësin e lumturisë tënde në xhepin e dikujt tjetër. Lumturia vjen nga përbrenda.
  2. Zgjidh të jesh i lumtur. Kushdo nga ne është përgjegjës për mënyrën se si ndihet, ndaj sot zgjidh të ndihesh i/e lumtur.
  3. Mbaj qëndrime të drejta. Nuk mund të kalosh një ditë të bukur me qëndrime apo vendime të gabuara dhe anasjelltas, nuk mund ta kalosh keq një ditë, nëse ke mbajtur qëndrime të drejta.
  4. Lumturia është thjesht një gjendje mendore e krijuar nga emocione të mira dhe pozitive. Nëse e ke mendjen në paqe, do të jesh i/e lumtur.
  5. Mendo gjëra pozitive. Në momentin që do të zëvendësosh mendimet negative me ato pozitive, ke për ta parë se do të shohësh rezultate pozitive në jetën tënde.
  6. Ji mirënjohës/e. Ndryshimi midis njerëzve të lumtur dhe të trishtuar është niveli i tyre i mirënjohjës, ndaj ji sa më tepër mirënjohës/e që të jesh më tepër i/e lumtur.
  7. Vlerësoji edhe gjërat e vogla, por me vlerë të madhe, pasi mund të vijë një ditë në jetën tënde, kur ta hedhësh vështrimin pas dhe të kuptosh se ato kanë qenë gjëra të mëdha…
  8. Jep dhe prano dashuri në jetën tënde. Një jetë pa dashuri nuk mund të quhet jetë, por duhet të kuptojmë se atë arrijmë ta përjetojmë në mënyrën e duhur, kur zgjedhim të jetë reciproke.
  9. Vendos synime në jetë. Qëllimi i jetës tënde është të zbulosh dhuntitë e tua dhe t’i përdorësh ato për të arritur gjërat që dëshiron të arrish, të cilat duhet t’i projektosh paraprakisht.
  10. Bëj mirë, sidomos me njerëzit në nevojë. Mirësia të shpërblehet me lumturi, por mos harro të mos kërkosh gjë në këmbim, sepse ajo nuk quhet më mirësi, por biznes.
  11. Ji social. Shoqërohu me njerëz pozitivë dhe do të jesh person pozitiv. Kalimi i kohës me njerëzit e duhur mund të na ndihmojë të mësojmë dhe të rritemi.
  12. Medito përditë. Kur e pyetën Budën se çfarë kishte përfituar prej meditimit, ai u përgjigj: “Nuk kam fituar gjë. Kam humbur ankthin, inatin, depresionin, pasiguritë, frikën nga plakja dhe nga vdekja”.
  13. Jeto në të tashmen. Lumturia ndihet në të tashmen, në momentin që po jetojmë. E shkuara ka ikur, e tashmja nuk ka ardhur, ndaj le të jetojmë në të tashmen.
  14. Lumturia është si një puthje. Duhet ta ndash me të tjetët për ta shijuar. Shijoje dhe ji i/e lumtur! / bota.al

Leave a Reply

Back to top button