Thenie

FORCA E FJALES / Këto janë shprehjet më të fuqishme të Martin Luter Kingut

Screen Shot 2015-08-29 at 8.49.03 AM

  • Besimi është që të hedhësh hapin e parë, edhe kur nuk e sheh fundin e shkallëve
  • Dashuria është e vetmja forcë, në gjendje të transformojë një armik, në një mik
  • Ne duhet të pranojmë zhgënjimin e fundëm, por nuk duhet të humbasim asnjëherë shpresën e pafundme
  • Në fund, do të mbajmë mend, jo fjalët e armiqve tanë, por heshtjen e miqve
  • Errësira nuk mund ta dëbojë errësirën; vetëm drita mund ta bëjë. Urrejtja nuk mund të dëbojë urrejtjen; vetëm dashuria mund ta bëjë.
  • Historia do të duhet të kujtojë, se tragjedia më e madhe e kësaj periudhe tranzicioni shoqëror, nuk ishte britma çjerrëse e njerëzve të mirë, por heshtja tronditëse e njerëzve të këqinj
  • Unë kam një ëndërr, se 4 fëmijët e mi, një ditë do të jetojnë në një komb, ku nuk do të gjykohen prej ngjyrës së lëkurës, por prej përmbajtjes së karakterit të tyre
  • Udhëheqës i mirë nuk është ai që e kërkon konsensusin, por ai që e krijon konsensusin
  • Nëse një njeri nuk ka gjetur një gjë për të cilën ia vlen të vdesë, atëherë ai nuk ia vlen të jetojë
  • Shkenca investigon, feja interpreton. Shkenca i jep njeriut dije, që është pushtet, feja i jep njeriut mençuri, që është kontroll
  • Cdo njeri duhet të vendosë, nëse do të ecë në dritën e altruizmit krijues, apo në errësirën e egoizmit shkatërrues
  • Jetët tona fillojnë të marrin fund, në momentin kur ne fillojmë të heshtim për gjërat që kanë rëndësi
  • Duhet të mësojmë të jetojmë së bashku si vëllezër, ose të zhdukemi së bashku si budallenj
  • Vendi më i nxehtë në ferr, u është rezervuar atyre që ruajnë neutralitetin në kohëra konflikti të madh moral
  • Unë kam një ëndërr, se një ditë, në kodrat e kuqe të Xhorxhias, bijtë e ish skllevërve dhe bijtë e ish skllavopronarëve, do të jenë në gjendje të ulen së bashku, në tryezën e vëllazërisë.

Përkthimi: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button