Magazine

15 gjëra që nuk i dinit për dhunën

Screen Shot 2016-04-04 at 15.24.03

1. E përcaktuar si përdorim i qëllimshëm i forcës fizike për të bërë dëm, dhuna vret 1.5 milionë njerëz në botë çdo vit, sipas Organizatës Botërore të Tregtisë. Nga zonat e luftës, tek lagjet ku mbretëron krimi, jetojmë në kohëra të dhunshme. 2. Apo jo? Numri i vrasjeve ka rënë 30 herë që nga shekulli 13, sipas shifrave në Europë, e cila ka të dhënat më të shumta, ndonëse studiuesit dyshojnë që shifrat globale kanë ndjekur një tendencë të ngjashme. 3. Vdekjet nga luftërat kanë patur gjithashtu një rënie të qëndrueshme krahasuar me përmasën e popullsisë: Lufta vrau afro 2 % të njerëzve në shekullin 17, por vetëm 0.7 % në shekullin XX. 4. Bota mund të duket më e dhunshme për shkak të animeve nga negativiteti: Ne vërejmë gjëra që janë ndryshe, dhe potencialisht të rrezikshme, më shumë se ato që janë të njohura dhe “të sigurta”. Cikli 24 orësh i lajmeve dhe mediat sociale gjithashtu na ekspozojnë ndaj pamjeve të luftërave, më shumë se kurrë më parë. 5. Por mos i vini fajin mediave për frymëzimin e akteve agresive. Një analizë e vitit 2009 mbi studime të mëhershme zbuloi se nuk ka prova për të mbështetur këtë supozim. 6. Psikologu eksperimental Steven Pinker beson se po bëhemi më pak të dhunshëm, sepse po bëhemi më të mençur, falë rritjes së nivelit të arsimimit dhe më shumë mendimeve abstrakte. 7. Por këto mendime abstrakte mund të jenë gjithashtu ata që na fuin në telashe. Ndërkohë që pjesa më e madhe e dhunës jonjerëzore përmbush nevojat bazike për mbijetesë, dhuna njerëzore merr disa forma unike, nga sadizmi tek terrorizmi, e deri tek sportet e përgjakshëm. 8. Disa studiues e shpjegojnë këtë dhunë të papërmbajtur me “teorinë e menaxhimit të terrorit”: Për t’u mbrojtur nga frika e vdekjes dhe forcuar vetëvlerësimin si dhe pikëpamjen tonë për botën, ne njerëzit ndërtojmë mekanizma mbrojtjeje ndonjëherë të dhunshme. 9. Pjesa më e madhe e dhunës tek speciet e tjera ndodh për çiftëzimin si dhe për transferimin e gjeneve. 10. Meshkujt në specie të ndryshme kanë më pak kohë dhe burime të investuara për riprodhim dhe rritje të pasardhësve, gjë që sipas studiuesve, i bën më të prirur të angazhohen në akte më të rrezikshëm e shpesh më të dhunshëm për të gjetur femrën. 11. Por në speciet ku meshkujt kanë një rol më të madh në rritjen e të vegjëlve se sa femrat – si kuajt e detit dhe disa bretkosa e zogj – janë femrat më të prirura të konkurrojnë dhunshëm mes tyre. 12. A ka një lidhje biologjike mes natyrës sonë të dhunshme dhe të ecurit mbi dy këmbë? Një studim i vitit 2011 vërente se shumë specie katërkëmbëshe, si qentë dhe kuajt, hezitojnë të luftojnë. Eshtë e mundur që mes paraardhësve tanë, meshkujt që ngriheshin mbi dy këmbë ishin konkurrues më të mirë dhe çiftoheshin më shumë, duke na bërë ne specie me dy këmbë. 13. Dhuna ndërpersonale ka qenë prej kohë pjesë e genus Homo: një kafkë Neandertali me shumë goditje të dhunshme, e gjetur në Sima de los Huesos në Spanjë, mund të jetë provë e vrasjes më të hershme të njeriut, rreth 400 mijë vjet më parë. 14. Disa studiues thonë se shoqëritë njerëzore para bujqësisë ishin paqësore, por ka gjithnjë e më shumë prova për të kundërtën: Për shembull, në Nataruk, një vend 10 mijë vjeçar në Kenia, nga 27 skelete njerëzish të lashtë që u gjetën, 10 prej tyre tregonin shenja traumash vdekjeprurëse, duke përfshirë plagë të mundshme shigjetash. 15. Luftërat na kanë ndjekur prej mijëvjeçarësh. Disa studiues ia kanë vënë fajin modeleve të bazuar në parazitët. Numri i lartë i sëmundjeve infektive rrit tensionet si ksenofobinë duke rritur bashkë me të dhe riskun e konflikteve./Discover – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button